Kampusi Universitar Gjakovë

Nga: Besmir Hasi - 2012-05-07

Projekti ideor i kampusit univesitar të Gjakovës. Projekt propozim i zgjidhjes urbanistiko-arkitektonike.

Ky kompleks universitarë gjindet në pjesën jug-perendimore të qytetit të Gjakovës. Kufizohet në veri me Kishën e Shën Ndout, Në perendim dhe në jug me lumin “Ereniku” nga lindja me lumin “Krena” dhe në veri-perendim me rrugën “Gjon Nikoll Kazazi”.
Pozita gjeografike është relativisht e rrafshtë, ka një siperfaqe prej 17.07 ha. Ky kompleks universitarë është një kampus modern, I cili përmbush të gjitha normativat evropiane që kërkohen për këto lloje kampusesh. Zgjidhja urbanistiko-arkitektonike i është përshtatur formës gjeografike të parcellës dhe i është përshtatur ekstraktit të planifikimit urban të qytetit .
Parcella përmbush të gjitha parametrat standarde urbanistike dhe arkitektonike, ofron zgjidhje afatgjate me aplikim të standarteve bashkohore të infrastrukturës.

Kampusi universitar ne Gjakovë...
Kampusi universitar siguron shërbimin e 7000 mije studenteve të rinj dhe ofron mundesi zgjërimi në të ardhmen.
Kjo zgjidhje tenton ti permbush kerkesat e të gjithë përsonave të involvuar në këtë lokacion:
• studentet banues në kompleks, studentet të tjerë, mesimdhenësit e tyre dhe shfrytezues të tjere të hapësirës.

Koncepti...
Zgjidhja bazë :
Faktoret për rreth situacionit
Interesi i qyetarëve
Rrugët me të frekuentuara
Duke marrur parasysh jetën dinamike qysh në të kaluarën njeriun e ka shtyer nevoja që këtë dinamizëm ta lehtësoj në forma të ndryshme. Nga analiza e fluksit së levizjeve të qytetarëve që ky kampus përfshin qytetin edhe fshatrat për rreth. Dhe nga analiza e lokacionit kemi ardhur në perfundimin e zgjidhjes te nje koncepti urbanistik sa më adekuat.
Duke u bashkuar te tri rruge formojnë nje trekëndësh dhe duke ju përshtatur formës së parcellës edhe qasjeve është formuar një bllok urbanistik i cili i përmbush të gjitha normativat urbanistike. Përshtatjen e vijave rregullative, vijave ndertimore të objekteve, rrugëve dhe formimin e shesheve.
Kjo strukturë urbane e ka bazë funksionalitetin për mbrenda saj dhe mundësin e zgjërimit të parcellava përmbrenda parcellës së kompleksit. Ky koncept e vendos njeriun në qender, ndërsa komunikimet e trafikut janë shumë funksionale më të gjitha normativat urbane.

Kampusi posëdon 5 dege të fakulteteve:
•Fakulteti i Edukimit
•Fakulteti Filologjik
•Fakulteti i Shkencave natyrore – matematikore
•Fakulteti i Shkencave sociale
•Fakulteti i Arteve
•Rektorati
•Bibloteka
•Konviktet
•Punkti mjeksor
•Amfiteatri
•Qendra kompjuterike informatike
•Hoteli
•Qendra Sportive
•Sheshi kryesor dhe shëtiroret
•Parkingjet për universitet dhe konvikte,
Parkingjet për autobuse.


Arkitektet: Dafina MURIQI, Shpat POZHEGU, Besmir HASI
Render: Nertil MUHAXHIRI.
Viti: 2011

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.