Albaqeramika

Nga: URBANmagnet - 2014-09-03

Mirë se vini dhe – faleminderit! Stina e verës në Kosovë ka kuptimin edhe të festës. E kjo festë gjithsesi është e dyfishtë. E para, për shkak se gjatë kësaj stine ka më së shumti ardhje të bashkatdhetarëve tanë nga mërgata dhe kjo shërben si gëzim i pamatshëm familjar. E dyta, meqë ata, si gjithmonë, investojnë në pronat e tyre dhe familjeve, fakt ky që ndihmon në gjallërimin më të madh të ekonomisë kosovare. Përgjatë 15 vjetëve të fundit, remitancat e

Albaqeramika /Amfora

Mirë se vini dhe – faleminderit!
nga Valdet Deçani/Albaqeramika

Stina e verës në Kosovë ka kuptimin edhe të festës. E kjo festë gjithsesi është e dyfishtë. E para, për shkak se gjatë kësaj stine ka më së shumti ardhje të bashkatdhetarëve tanë nga mërgata dhe kjo shërben si gëzim i pamatshëm familjar. E dyta, meqë ata, si gjithmonë, investojnë në pronat e tyre dhe familjeve, fakt ky që ndihmon në gjallërimin më të madh të ekonomisë kosovare. Përgjatë 15 vjetëve të fundit, remitancat e përgjithshme nga bashkatdhetarët në Kosovë kanë qenë rreth gjysmë miliardë eurosh në vit.

Kjo i bie sa një e treta e buxhetit të përgjithshëm të vendit aktualisht. Për më tepër, dërgesat dhe investimet e mërgimtarëve në Kosovë nuk janë zvogëluar edhe përkundër krizës ndërkombëtare financiare të viteve të fundit. Dhe, natyrisht, as ne në Kosovë nuk ua kemi harruar kurrë këtë ndihmë që bashkatdhetarët ia japin gjithmonë vendit, e pa krahasueshme dhe e pashembullt me asnjë tjetër nga shtetet përreth.

Për këtë arsye, edhe ne në ALBA Qeramika, e trajtojmë si festë ardhjen e bashkatdhetarëve tanë dhe bëjmë përpjekje maksimale që t’iu ndodhemi pranë për secilën kërkesë tyren. Por, njëkohësisht edhe të mësojmë prej tyre. Kultura perëndimore e bashkëfamiljarëve tanë në Perëndim e ka ndihmuar Kosovën që gjithnjë të jetë në kontakt me vlerat dhe trendet perëndimore.

Kështu që ne do të jemi edhe veshi i vëmendshëm për të dëgjuar gjithçka që ata kanë për të na thënë. Si dhe të bëjmë të pamundurën që t’u ndodhemi pranë.

ALBA Qeramika, nga fillimi i muajit maj, ka shtuar stafin shërbyes, si dhe ka zgjatur orarin e punës (në Prishtinë), me të vetmin synim – akordimin e kërkesave të bashkatdhetarëve tanë.
Kështu që, mirë se vini dhe – faleminderit. Ne jemi këtu për ju dhe familjet tuaja të nderuara.

Albaqeramika /Imola

Imola - Pasioni që po le gjurmë në histori

Kur para më shumë se një shekulli filluan me prodhimin e qeramikës së parë, para vetes vendosën synimin që pasioni për të krijuar diçka të bukur, elegante, cilësore dhe të ndjeshme të lerë gjurmë në historinë e argjilës dhe pllakës së qeramikës.

Diçka që do të mbetet në mendjen dhe kujtesën e njeriut. Një shekull i ekzistimit të saj, kooperativën më të madhe të prodhimit të qeramikës Imola e ka përcjell historia e një pasioni, e një dëshire për përparim cilësor ekonomik, për një zhvillim të produktit dhe zhvillimit të humanitetit.

Vlerësohet se Cooperativa Ceramica d’Imola është një punëtori e vërtetë artizanale, një vend magjik, ku puna, kujtimet dhe kultura kanë fuqinë të transformojë një copë balte në një pllakë dhe vazo të bukur, sipas traditës “Made in Italy”.

Më shumë se një shekull traditë në zhvillimin e qeramikës, tash së fundi po përcillet me vënien në funksion të linjës së re të prodhimit. Kjo linjë është fjala e fundit e teknologjisë sa i përket prodhimit të pllakave e cila i plotëson standardet për mbrojtje ambienti si dhe eviton në mënyrë maksimale gabimet në prodhim.
Cooperativa Ceramica d’Imola këtë vit feston 140-vjetorin e saj të themelimit. Veçantia e të gjitha produkteve të Imola-s, është se kjo korporatë trajton me veçanti çdo produkt të saj.


ALBA Qeramika, simotra e Imola-s në Kosovë

Ndonëse jo me një traditë shekullore sikur simotra e saj në Itali, ALBA Qeramika gjatë dy dekadave të funksionimit të saj, ka arritur të jetë përfaqësues ekskluziv i prodhuesit italian Cooperativa Ceramika D’Imola në Kosovë. Ka arritur që qytetarit të Kosovës t’i ofrojë pllaka që reflektojnë fisnikëri.
Në kuadër të asortimanit të gjerë të produkteve, produktet e Imola-s kanë përcpërcjellë punën e ALBA Qeramikës që prej 12 vitesh. Cooperativa Ceramica d’Imola, nën ombrellën e saj, ka 5 fabrika të prodhimit të qeramikës, prodhimet e të cilave janë prezente edhe në Kosovës, përmes kompanisë sonë.
Dizajnet nga më të ndryshmet, kualitete të certifikuara nga organizata të ndryshme, si dhe mbi të gjitha përvoja e kësaj korporate, bënë që secili produkt i tyre të jetë i veçantë nga të tjerët.

Duke u bazuar në këto cilësi, në kohën e shërbimit, në dizajnin që sjellë harmoni brenda ambientit ku vendosen, shumë ekspertë të qeramikës sugjerojnë dhe porosisin që në ambientet tona, në shtëpitë tona, ne të vendosim pllaka të qeramikës të prodhuar nga Cooperativa Ceramika D’Imola, të cilat me shumë profesionalizëm dhe korrektësi i sjellë në Kosovë, kompania ALBA Qeramika.

Produktet e gjigandit italian të qeramikës mund t’i gjeni në të gjitha pikat e shitjes se kompanisë sonë në Prishtinë, në Pejë dhe në Prizren. Aty ju mund të ndjeni pasionin, bukurinë, cilësinë dhe dizajnin mbresëlënës që ofron qeramika Imola.

Albaqeramika /Imola

Albaqeramika /Imola

Thellohet bashkëpunimi me korporatën italiane të qeramikës Imola

Me qëllim që të shihet nga afër vënia në funksion e linjës së re të prodhimit të qeramikës, krijimit të kushteve dhe mundësive të reja për sjelljen e produkteve të fjalës së fundit të kësaj natyre në Kosovë, një delegacion i kompanisë sonë, me ftesë të drejtuesve të korporatës italiane të prodhimit të qeramikës, Imola. ka qëndruar për një vizitë disa ditore në Itali, ku përveç takimeve me drejtues të kompanisë kanë vizituar edhe linjat e ndryshme të prodhimit të kësaj kompanie me renome botërore. Zv/drejtori i kompanisë, z. Urim Zatriqi, i cili ka qenë në përbërje të delegacionit, pjesë e të cilit ishin edhe Valdet Deçani dhe Fisnik Deçani, pronarë të kompanisë, ka thënë se gjatë qëndrimit në Imola dhe diskutimeve me drejtuesit e saj, është arritur që të krijohen kushte më të favorshme për furnizim dhe distribuim të produkteve të Imola-s në territorin e Republikës së Kosovës.

“Qëllimi i vizitës ka qenë prezantimi i linjës së re të prodhimit nga kompania Imola, linjë e cila është fjala e fundit e teknologjisë sa i përket prodhimit të pllakave. Linja e re i plotëson standardet për mbrojtje ambienti, si dhe eviton në mënyrë maksimale gabimet në prodhim”, tha z. Zatriqi, duke shtuar se gjatë qëndrimit atje janë zhvilluar biseda lidhur me bashkëpunimin e mëtutjeshëm në mes të kompanisë tonë dhe Imola-s. Përveç këtyre aktiviteteve delegacioni ynë ka zhvilluar takime të ndryshme edhe me disa prodhues të elementeve sanitare, ku është shqyrtuar mundësia për fillimin e bashkëpunimit si përfaqësues të tyre në Kosovë.

Alba qeramika /gjate vizites ne Imola

Alba qeramika /gjate vizites ne Imola

ALBA Qeramika zgjat orarin e punës

Me qëllim të shërbimit sa më të mirë dhe të shpejtë, por edhe krijimit të mundësisë që klientët të kenë qasje në lokalet tona kur ata duan dhe kanë kohë, ALBA Qeramika ka vendosur që nga data 12 maj 2014 të punojë me orar të ri të punës.

Orari i ri do të jetë çdo ditë punë nga 8:00 deri 21:00. Do të punohet edhe ditën e shtunë, nga ora 8:00 deri 19:00.

Orari i punës do të vlejë vetëm për pikën e shitjes në Prishtinë, ndërkohë që pikat e shitjes në Pejë dhe Prizren do të punojnë sipas orarit të zakonshëm.

Orari i ri ofron mundësi blerjeje posaçërisht për klientët të cilët punojnë deri në mbrëmje, duke ofruar kështu më shumë kohë për blerje edhe gjatë ditës së shtunë, pa pasur nevojë të merret ditë e lirë nga puna.

ALBA Qeramika – rrite botën tënde.

Albaqeramika / Showroom në Prishtinë

alba për biznes

Lirimi në investime

ALBA Qeramika tash me pagesa edhe përmes POS terminaleve

ALBA Qeramika, si kompani e cila gjithmonë i përgjigjet kërkesave të klientëve, ka filluar të bëjë pranimin e pagesave edhe përmes POS terminaleve, pagesë përmes kartelës bankare.

Me qëllim të lehtësimit të pagesës nga ana e konsumatorëve tanë, ne kemi filluar shitjen e produkteve tona edhe përmes kësteve me kartela bankare.

Momentalisht, ne bashkëpunojmë me bankën TEB, ProCredit, Reiffeisen Bank dhe BKT. Së shpejti, ALBA Qeramika do të pajiset edhe me POS të bankave të tjera.

ALBAQERAMIKA

Lirimi në investime

ALBA Qeramika tash me pagesa edhe përmes POS terminaleve
ALBA Qeramika, si kompani e cila gjithmonë i përgjigjet kërkesave të klientëve, ka filluar të bëjë pranimin e pagesave edhe përmes POS terminaleve, pagesë përmes kartelës bankare.

Me qëllim të lehtësimit të pagesës nga ana e konsumatorëve tanë, ne kemi filluar shitjen e produkteve tona edhe përmes kësteve me kartela bankare.

Momentalisht, ne bashkëpunojmë me bankën TEB, ProCredit, Reiffeisen Bank dhe BKT. Së shpejti, ALBA Qeramika do të pajiset edhe me POS të bankave të tjera.

NGA TVSH LIROHET:

• Importimi i pajisjeve nga pronari, i cili ka përdorur ato jashtë shtetit dhe dëshiron t’i sjellë në Kosovë për zhvillimin e një aktiviteti ekonomik;
• Pasuria personale e përdorur jashtë, nëse personi kthehet për të jetuar në Kosovë.
KUR SHFRYTËZOHET TVSH E ZBRITSHME?

Nuk lejohet të shfrytëzohet si TVSH e zbritshme TVSH-ja e paguar në mallrat dhe shërbimet e marra për përdorim personal. Gjithashtu nuk lejohet zbritje për blerjet ose importet,të cilat nuk do të përdoren për furnizime të tatueshme.

Zbritje lejohet vetëm për tatimet e zbritshme në mallra dhe shërbime të shfrytëzuara për qëllime biznesi. Furnizimet për biznes përfshijnë mallrat,siç janë makineria dhe mobilet,si dhe ndërtesat ose shërbimet si sigurimi,ndërtimi, pastrimi, kontabilitet, ruajtja (mbrojtja).

Alba Qeramika,
km IV, magjistralja Prishtinë-Ferizaj 10000 Prishtinë
0038649206060 / office@albaqeramika.com
Implementuar nga PROCON

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.