ECOWEEK Prishtina 2014

Nga: URBANmagnet - 2014-09-24

Organizata joqeveritare ECOciety, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizon Konferencën Ndërkombëtare & Punëtoritë e Dizajnit të Qëndrueshëm ECOWEEK Prishtina 2014. Kjo ngjarje do të mbahet gjatë datave 12-19 tetor 2014 në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës në Prishtinë.

Konferenca Ndërkombëtare & Punëtoritë e Dizajnit të Qëndrueshëm ECOWEEK Prishtina 2014/ 12-19 tetor 2014

QËNDRUESHMËRIA & ARKITEKTURA E GJELBËR

Organizata joqeveritare ECOciety, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizon Konferencën Ndërkombëtare & Punëtoritë e Dizajnit të Qëndrueshëm ECOWEEK Prishtina 2014. Kjo ngjarje do të mbahet gjatë datave 12-19 tetor 2014 në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës në Prishtinë.

Ecoweek Prishtina 2014

ECOWEEK është organizatë joqeveritare e përkushtuar ndaj edukimit dhe ngritjes së vetëdijes rreth çështjeve të ambientit, si dhe promovimit të parimeve të qëndrueshmërisë. Fillimisht është themeluar në Greqi në vitin 2005, ndërsa sot gëzon një rrjetë të gjerë të arkitektëve, dizajnerëve dhe inxhinierëve ndërkombëtarë të shpërndarë në më se 40 vende të botës, pjesë e së cilës rishtazi është bërë edhe Prishtina.

E organizuar për herë të parë në Prishtinë, kjo ngjarje synon të bëjë bashkë studentë e profesionistë vendorë e ndërkombëtarë me qëllim të shkëmbimit të ideve e metodave të ndërtimit “të gjelbër”. Qëllimi i kësaj iniciative është që përmes ligjëratave dhe punëtorive të prezantohen konceptet e qëndrueshmërisë që duhet aplikuar për mbrojtjen e ambientit.

Konferenca e EKOWEEK përbëhet nga ligjërata dhe diskutime rreth dizajnit të qëndrueshëm. Pjesë e ligjëruesve janë arkitektët me famë botërore si Rusty Smith, Francoise-Helene Jourda, Thomas Doxiadis, Maciej Siuda & Rodrigo Garcia Gonzalez, Ado Franchni, MariaLuisa Palumbo, ProstoRož, Përparim Rama, Gëzim Paçarizi, Ilir Gjinolli dhe REC Kosovo.

Ecoweek Prishtina 2014

Rreth 150 profesionistë të rinj nga Kosova dhe mbarë bota do të punojnë së bashku në punëtoritë e ECOWEEK për t’i adresuar sfidat arkitekturore dhe urbanistike të Prishtinës. Punëtoritë do të mbahen në studio të mbyllura, ndërsa intervenimet do të bëhen në disa nga hapësirat e hapura në qytet. Intervenime të tilla “të gjelbra” janë realizuar me sukses edhe në vende të tjera në botë, si në: Danimarkë, Greqi, Itali, Izrael, Brazil, Suedi, Kinë, Britani të Madhe, Spanjë, Serbi, Turqi e Poloni. Projektet e dala nga punëtoritë do të ekspozohen për publik për pesë ditë me radhë, e pastaj do ti dhurohen Komunës së Prishtinës, si partnere e ECOWEEK, me qëllim të realizimit të tyre në të ardhmen.

Për të qenë pjesë e këtyre punëtorive dhe intervenimeve në Prishtinë, të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes formës regjistruese të ECOWEEK deri më 5 tetor. Aplikimi për studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për here të parë në historinë e ECOWEEK është pa pagesë. Çmimet e aplikimit për të interesuarit tjerë dhe formën e regjistrimit mund ti gjeni në www.ecoweek-ks.org/registration. Të gjithë pjesëmarrësit e punëtorive do të shpërblehen me ECTS kredi nga ECOWEEK.

Mbështetës të ECOWEEK janë Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Komuna e Prishtinës, RBF, Ambasada Amerikane në Prishtinë, Ambasada Franceze në Kosovë, KAS, TEB Bank, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, AMMK, Elnor Furniture, Knauf, ndërsa mbështetës medialë ONUP magazine, www.URBANmag.net, KAINOTOMIA, ADA: Architecture Design Art, Design Lobby, Dezine – design magazine dhe Archisearch.

Për më shumë informata vizitoni www.ecoweek-ks.org apo www.ecoweek.org.

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.