Restaurimi i Kalasë së Prizrenit

Nga: URBANmagnet - 2014-09-25

Kalaja e Prizrenit do të jetë një nga pikat kryesore turistike të Kosovës, në veçanti pas një restaurimi gjithëpërfshirës që do t’i bëhet asaj. Për këtë sot Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ambasada Amerikane në Prishtinë, Instituti Arkeologjik i Kosovës (IAK) dhe organizata Trashëgimia Kulturore Pa Kufij (CHWB) kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për konservimin dhe restaurimin e Kalasë së Prizrenit. Për këtë projekt, Ambasada Amerikane në Pri

Kalaja e Prizrenit do të jetë një nga pikat kryesore turistike të Kosovës, në veçanti pas një restaurimi gjithëpërfshirës që do t’i bëhet asaj. Për këtë sot Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ambasada Amerikane në Prishtinë, Instituti Arkeologjik i Kosovës (IAK) dhe organizata Trashëgimia Kulturore Pa Kufij (CHWB) kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për konservimin dhe restaurimin e Kalasë së Prizrenit. Për këtë projekt, Ambasada Amerikane në Prishtinë, nga Fondi i Ambasadorit për Trashëgimi Kulturore, do të ndajë 700 mijë dollarë.

Kalaja e Prizrenit

Memorandumi është nënshkruar në Kala, nga ministri Memli Krasniqi, zëvendës-ambasadorja amerikane, Jennifer Bachus, drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha dhe drejtori i CHWB-së, Sali Shoshi.

Ministri i Kulturës Memli Krasniqi /nënshkrimi i memorandumit

Ministri Memli Krasniqi tha se nënshkrimi i këtij memorandumi është një moment shumë i rëndësishëm për trashëgiminë kulturore të Kosovës. Ai falënderoi Ambasadën Amerikane për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë trashëgimisë kulturore të Kosovës.

“Ambasada Amerikane, përmes fondit të ambasadorit për trashëgiminë kulturore, e ka ndihmuar trashëgiminë tonë për vite me radhë.

Kemi pasur përvojë të jashtëzakonshme në të kaluarën, me restaurimin e Hamamit të Vushtrrisë, Kalasë së Vushtrrisë dhe tash po e nisim një projekt të ri.

Ky do të jetë një projekt që do të ndihmojë pjesën tjetër të projektit që ka nisur MKRS, në restaurimin e Kalasë së Prizrenit. Dhe kur e sjellim në vëmendje një projekt tjetër, të përbashkët me Bashkimin Evropian, për restaurimin e Kalasë së Novobërdës, ne po i rrumbullakojmë projektet konservuese dhe restauruese të tri kalave më të mëdha të Kosovës, kësaj të Prizrenit, Vushtrrisë dhe Novobërdës”, ka thënë ministri Krasniqi, duke vlerësuar se Kalaja e Prizrenit do të jetë një nga pikat kryesore turistike të Kosovës.

Kalaja e Prizrenit

Nga ana e saj, zv.ambasadorja amerikane Bachus tha se ndjehet mjaft e lumtur që projektit të MKRS-së për restaurimin e Kalasë së Prizrenit i bashkohet edhe ambasada, duke thënë se me këtë po i mundësohet këtij monumenti një qëndrueshmëri afatgjate.

“Kosova ka një trashëgimi të pasur kulturore dhe kalatë e zënë vendin e rëndësishëm në këtë pasuri. Siç po shihet MKRS veç ka filluar me restaurimin e Kalasë së Prizrenit dhe për këtë jam e lumtur. Ky restaurimin do të mundësojë qëndrueshmërinë afatgjate të kalasë. Prizreni po e vendosë Kosovën në hartën kulturore të botës”, ka thënë ajo.

Drejtori i IAK-ut, Enver Rexha ka thënë se në vitet e fundit dinamika dhe qasja ndaj trashëgimisë kulturore ka ndryshuar shumë dhe ka sjellë shumë rezultate.

“Duke e falënderuar MKRS-në dhe Ambasadën amerikane për mbështetje, unë premtoj se ne do ta kryejmë punën tonë profesionalisht”, deklaroi ai.

Sali Shoshi, drejtor i CHWB-së, duke falënderuar MKRS-në dhe ambasadën për bashkëpunimin dhe duke vlerësuar qasjen ndaj trashëgimisë ka thënë se me këtë restaurimin po vjen një fytyrë e re për Kalanë e Prizrenit.

“Pjesë e projektit është edhe përgatitja e tregimit për Kalanë, një histori e kalasë për vizitorët si dhe plani i menaxhimit të saj. Qëllimi është që kjo kala do të fillojë të gjenerojë mjete, dhe të mos jetë barrë e institucioneve”, deklaroi ai.

MKRS dhe Ambasada amerikane në Prishtinë edhe më herët kanë bashkëpunuar në projekte të ngjashme të restaurimit të monumenteve. Në vitin 2012 ishte nënshkruar memorandumi për restaurimin 6 monumenteve të trashëgimisë kulturore. Për këtë ambasada kishte ndarë 1.5 milionë dollarë. Përveç kësaj është bashkëpunuar edhe në projekte tjera./URBANmag.net

Pamje e Qytetit dhe kalasë /Prizren

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit /Republika e Kosovës

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.