Ligjeratat e së martës në Ecoweek Prishtina 2014

Nga: Ecoweek Prishtina - 2014-10-14

Ligjëratat e ditës së sotme në ECOWEEK Prishtina 2014 janë “Tempus project: goals and orientations of the energy efficiency in UP Master program” nga Naser Kabashi, dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës (Ora: 17:30), si dhe “Analysis of energy efficiency in buildings – Case study: Technical Faculty buildings” nga Violeta Nushi, profesoreshë në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës (Ora: 18:30).

Ligjëratat e ditës së sotme në ECOWEEK Prishtina 2014 janë “Tempus project: goals and orientations of the energy efficiency in UP Master program” nga Naser Kabashi, dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës (Ora: 17:30), si dhe “Analysis of energy efficiency in buildings – Case study: Technical Faculty buildings” nga Violeta Nushi, profesoreshë në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës (Ora: 18:30).

Naser Kabashi ka diplomuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Departamenti Konstruktiv në vitin 1987 dhe më pas ka përfunduar studimet e magjistraturës në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimtarisë në Zagreb në 1996. Doktoratën në Materialet Ndërtimore, Teknologjinë e Betonit dhe Ekzaminimin e Strukturave e përfundoi në vitin 2006. Ai është profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës që nga 1988, ku ka pasur disa role koordinatave dhe menaxheriale: Menaxher i Laboratorit për Materiale Konstruktive (nga 2004), zëvendës dekan në FNA (2006-2008) dhe dekan i FNA (nga 2008). Ai është shpërblyer me disa bursa dhe është anëtar në disa asociacione ndërkombëtare akademike dhe profesionale. Kabashi gjithashtu udhëheq disa projekte në dizajnin e konstruksioneve, vlerësimin e stabilitetit dhe menaxhimin e punëve ndërtimore. Që nga 2013 ai përfaqëson partneritetin mes UP-së dhe Projektit TEMPUS, MPG dhe DAPEEW dhe është koordinator lokal në Projektin TEMPUS – MPG. Ai ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore dhe profesionale si ligjërues i ftuar ose anëtar për i komitetit për vlerësim. Që nga 2011, ai është anëtar i ACI (Institutit Amerikan të Betonit).

Violeta Nushi ka lindur në Gjakovë në vitin 1965. Ajo ka diplomuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Prishtinë në vitin 1989, në të cilin fakultet është punësuar nga 2003. Në këtë vit ajo përfundoi masterin me temën “Guaskat nga beton-armeja në formë hiperbolike parabolike”, ndërsa doktori më temën “Përfitimi i qëndrueshmërisë në hapësirë me zgjedhjen e strukturave hapësinore”. Ajo po ashtu ligjëron në Universitetin Publik në Tetovë që nga 2009. Nga viti 1989-1999, Nushi ka punuar në Gjakovë (në byronë për arkitekturë she urbanizëm ENING) si arkitekte dhe planerë; nga 2000-2001 punoi në Zyrën Amerikane në Prishtinë dhe nga 2002-2010 në Prishtinë (Organization for Security and Co-operation in Europe), si inxhiniere e ndërtimtarisë. Ajo ka qenë edhe nënkryetare e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës. Që nga 2009, ajo është anëtare në dy Projekte Shkencore në European Cooperation in Science and Technology (COST TU0901 and COST TU0905). Ajo ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore e profesionale.

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.