Ligjeratat e së mërkurës në Ecoweek Prishtina 2014

Nga: Ecoweek Prishtina - 2014-10-15

Të mërkurën në Ecoweek Prishtina 2014 do të mbahen dy ligjërata; "What can I do for the city?" nga ProstoRož në orën 17:00, si dhe "Climate Reality Project" nga REC Kosova në 18:15.

Të mërkurën në Ecoweek Prishtina 2014 do të mbahen dy ligjërata; "What can I do for the city?" nga ProstoRož në orën 17:00, si dhe "Climate Reality Project" nga REC Kosova në 18:15.

Prostorož është studio e themeluar në vitin 2004, e cila ka për qëllim të eksplorojë dhe kuptojë hapësirat e hapura në qytet. Ajo përbëhet nga arkitektë, sciologjistë, juristë, dizajnerë dhe shumë të tjerë që trajtojnë mënyrat e reja të përdorimit të hapësirave publike. Qëllimi i tyre është të ngrisin vetëdijen për rëndësinë e hapësirave publike dhe të ndërtojnë komunitete të forta lokale që janë të afta të angazhohen dhe menaxhojnë ambientin e tyre. Nga Prostorož, në Ecoweek Prishtina 2014 do të ligjërojnë Maša Cvetko, e cila kombinon arkitekturën me planifikim urban, skenografi, dizajn dhe art në hapësira publike, si dhe Zala Velkavrh, e cila është e interesuar në sociologjinë e jetës së përditshme, komunikimin me komunitet dhe organizimin e tyre.

REC Kosova, përkatësisht Qendra Regjionale për Ambient në Europën Qendrore dhe Lindore, është një organizatë neutrale dhe jo-profitabile e themeluar nga SHBA, Komisioni Europian dhe Hungaria në vitin 1990. Misioni i saj është të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të mjedisit në regjion dhe të inkurajojë zhvillime të qëndrueshme. Vizioni i tyre për Kosovën është ta bëjnë atë një mjedis të qëndrueshëm me qytetarë që aktivisht përfshihen në zhvillimet e qëndrueshme. Misioni i tyre në Kosovë është që të mbështesin Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor në udhëheqjen drejt zhvillimit dhe ri-organizimit të shoqërisë civile ambientaliste, të mbështesë zhvillimin dhe përforcimin e politikave të përshtatshme mjedisore dhe të sigurojë që ambiente merret parasysh gjatë fazës së tranzicionit të Kosovës.

Schedule for Wednesday

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.