LIGJERATAT E SË ENJTES NË ECOWEEK PRISHTINA 2014

Nga: Ecoweek Prishtina - 2014-10-16

Të enjten janë gjithsej katër ligjërata që do të mbahen në Ecoweek Prishtina 2014: “Energy Efficient Retrofits – Strategies aimed for improving the energy efficiency of existing buildings and public spaces” nga Laura Pedata në orën 17:00, “Block energy retrofit – Refurbishment strategies for energy efficiency improvements in multi-dwelling buildings and surrounding outdoor spaces in Tirana” nga Juljan Vleshnja në 18:00, “Towards the Sustainable City” nga MariaLuisa Palu

Laura Pedata
E lindur në Romë më 22/02/1976 – Diplomoi në vitin 2005 në Universitetin e Romës “Sapienza”, fakulteti i arkitekturës “Ludovico Quaroni”. Pas diplomimit themeloi zyrën për arkitekturë UNGROUP. Në vitin 2007 fitoi bursë për studime Master në programin për arkitekturë në UCLA (MArchll), nga ku diplomoi shkëlqyeshëm në Qershor të 2008-ës. Eksperte në dizajn të mjedisit dhe qëndrueshmëri. Prej vitit 2009 deri në vitin 2011 ajo ishte profesoreshë asistente në Universitetin e Romës “Sapienza”, ku ligjëroi Landscape Design dhe Architectural Design në “Final Synthesis Studio” në dizajn të mjedisit. Në vitin 2012 u punësua nga “SOM” në San Francisko si arkitekte profesioniste – D level. Momentalisht punon për Universitetin “POLIS” (International School of Architecture and Urban Development Policies) në Tiranë, si ligjëruese dhe koordinatore e programeve Master.

Juljan Veleshnja
Arch. Juljan Veleshnja është arkitekt i cili u diplomua nga Universiteti i Studimeve te Firences - Fakulteti i Arkitekturës, Itali. Ai bën kërkime të vazhdueshme në fushën e Mjedisit, si për temën e Masterit në Universitetin Polis, Landscape and Urban design, Urban and environmental requalification system, Tirana. Aktualisht, ai vazhdon ta zhvillojë më tej këtë temë në programin e doktoratës në Dizajnin e Mjedisit në Universitetin e Studimeve të Romës "La Sapienza. Nga viti 2009, Veleshnja ligjëron në Universitetin POLIS, Fakulteti i Arkitekturës dhe Dizajnit. Nga viti 2009 bashkëpunon me Studio arkitektonike metropol në disa projekte, si dhe ka marrë pjesë në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare arkitekturore si ekspert I Energjinë Efikase.

Marialuisa Palumbo, arkitekte dhe bashkëpunëtore e lartë e McLuhan Program in Culture and Technology of Toronto Univeristy, autore e “New Wombs”, “Electronic Bodies“ , “Architectural Disorder“ (Birkhauser, 2000) dhe autore e “Architettura Produttiva“. Principi di progettazione ecologica (Maggioli 2012). Që nga viti 2003, ajo është drejtoreshë tek Master di Architettura Digitale pranë Institutit Kombëtarë Italian për Arkitekturë (Italian National Institute of Architecture (IN/ARCH) në Rome. Në vitin 2004 ajo themeloi Romalab, Laboratorio di Architettura Relazionale, një laborator që fokusohet drejt hulumtimit të problemeve që lidhen me hapësirën publike dhe kërkimin e strategjive të reja për zhvillimin e qytetit bashkëkohor. Libri i saj New Wombs është përkthyer në anglisht dhe kinezisht, dhe esete e saj janë publikuar në disa libra kolektiv: Architettura e Cultura Digitale, Skira 2003; La conquista del Tempo, Editori Riuniti 2003; Mediazioni. Spazi, linguaggi e soggettivita delle reti, Costa & Nolan 2005; Media Corpi Saperi, Franco Angeli 2006, Per un’architettura come ecologia umana studiosi a confronto, Jaca Book 2010. Që nga viti 2010 ajo bashkëpunon me Domusweb. Maria Lusia Palumbo është partnere në organizimin e ECOWEEK në Romë.

Gie Steenput
Ka studiuar arkitekturë në Antëerp, Hasselt dhe Leuven. Ka punuar në zyrën e Charles Vandenhove në Liege të Belgjikës, dhe në zyrën e Aldo dhe Hannie van Eyck në Amsterdam të Holandës. Që nga viti 1990 ai është Profesor i arkitekturës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Avans që gjendet në Tilburg, ku ai është edhe përgjegjës për programin mësimorë 4 vjeçarë në arkitekturë gjatë 15 viteve të fundit. Ai mbanë krenarinë për suksesin që kanë treguar studentët që kanë ndjekur mësimet e tij. Disa nga studentët e tij kanë fituar shumë çmime në arkitekturë dhe disa tjerë janë nominuar në konkurse të ndryshme. Në programin e tij shkollorë ai kombinon mendimin kritik, anti-konformizmin, optimizmin, të qeshurën dhe punën e vështirë që lidhet me industrinë e ndërtimit. Një temë kjo që ai e ka ligjeruar në Brazil në konferencën mbarëbotërore NOCMAT përgjatë muajit Mars 2013. Sipas Gie, arkitekturë duhet konsiderohet si një art shoqërorë ku idetë inovative dhe projektet duhet të ndihmojnë të kuptuarit e “tjetrit”. Bashkëpunimin e përcjellë respektin, respekti e përcjellë kuptimin dhe kuptimi e përcjellë takimin; andaj sipas tij është shumë e rëndësishme të flasim me njëri tjetrin. Me studentët e tij dhe praktikën e tij modeste ai është duke kërkuar hapësira të reja optimiste të ndërtuara me materiale jo-konvencionale ku paqja, prosperiteti dhe zgjidhja për ndryshimin e botës realizohet përmes bashkimit të ideve nga fusha të ndryshme që nuk përkasin me praktikën ditore të punës së inxhinierit. Bukuria që shfaqet përmes punës me këto materiale ndërtimore dhe krijimi i koncepteve të reja për hapësirën do të luajnë një rol lëvizës në pranimin e hapësirave të reja arkitektonike.

Michiel Smits
Është një ekspert në fushën e projektimit dhe realizimit të projekteve të ndihmës për zhvillim. Ai fokusohon punën e tij në bashkëpunimin midis komunitetit lokal dhe arkitektit, duke krijuar një platformë me mjete të pazakonta dhe methodology. Qasja e tij kritike është e përkthyer në kërkimin e tij. Ir. Michiel Smits filloi karrierën e tij arsimore në Breda, Holandë ku ai ka studiuar inxhinieri ndërtimi (Baronie College). Më pas ai ka studiuar dizajn interier në Universitetin e Joost Shën. E pastaj një Bachelor në Arkitekturë në Universitetin AVANS. Ai vazhdoi rrugën e tij duke bëeë një master ne Arkitekturë në TU Delf. Në vitin 2004 ir. Michiel Smits për herë të parë udhëtoi për në Kenia, Afrikë për të punuar në ndërtimin e një dige për komunitetin lokal. Ky udhëtim u bë një pasion I thellë për të, i cili më vonë e frymëzoi atë për të krijuar një OJQ. Përveç pozitës si ligjërues në Universitetin Avans, ai ka edhe kompaninë e tij MWM Architectuur.

Laura Pedata

Julian Vleshnja

MariaLuisa Palumbo

Gie Steenput

Michiel Smits

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.