Ligjeratat e së premtes në Ecoweek Prishtina 2014

Nga: Ecoweek Prishtina - 2014-10-17

Ligjëratat e së enjtes janë “Towards a green identity” nga Përparim Rama në ora 17:00 dhe “How to build a sustainable house in Kosovo?” nga Gëzim Paçarizi në ora 18:00.

Ligjëratat e së enjtes janë “Towards a green identity” nga Përparim Rama në ora 17:00 dhe “How to build a sustainable house in Kosovo?” nga Gëzim Paçarizi në ora 18:00.

Përparim Rama
Përparim Rama është themelues dhe drejtor i 4M Group, fitues i shumë çmimeve në projektime të ndryshme arkitektonike si dhe artist konceptual. Qasja e tij dukshëm e integruar dhe pasioni i tij për arkitekturën është paraqitur në publikime të shumta mediatike: London Building Design Magazine, BBC, RAI, The Times Newspaper; dhe projektet e tij janë të dukshme në më shumë se 20 vende gjithandej globit. Ai aktualisht ka një ulëse në panelin World Interior News Awards si pjesë e jurisë në lidhje me çështje si hotileri luksoze, bare dhe restorante. Rama e përfundoi pjesën e Parë të Ba (Hons) në London South Bank University School of Architecture në vitin 1998, duke përcjellë pjesën e dytë për diplomën post-universitare në East London School of Architecture në vitin 2003. Po ashtu atë vit, Rama e përfundoi Masterin nga Qendra për Evolutionary Computing in Architecture (CECA). Që nga ajo kohë, përveç sukseseve të tij me 4M Group, kariera e tij është ngritur duke përfshirë arritjet si të qenurit konsulent për Olimiadën e Londrës 2012, lider i projektit për projektimin e planit rregullativ urban për qytetin e Londrës, dhe me krenari bëri histori në Biennalen e 13-të të Venecias në vitin 2012, si personi i parë që e prezantoi Kosovën në atë ngjarje. Rama është i zhytur shumë në strategjitë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe në përdorimin e materialeve të riciklueshme. Ai ndihmon Fondin Kombëtarë të Katarit për Kërkim (Qatar National Research Fund (QNRF) si një konsulent i specializuar për vizionin e Katarit Doha 2030. Rama është vizitues kritik në disa universitete të ndryshme të arkitekturës, më herët ai ka qenë tutor në Nottingham University School of Architecture.

Gëzim Paçarizi
Gëzim Paçarizi ka lindur në qytetin e Prizrenit në Kosovës. Që nga viti 1989 ai është duke jetuar në Zvicër. Ai diplomoi në arkitekturë në Universitetin e Gjenevës në vitin 1993. Ai ka punuar në më shumë se tridhjetë projekte dhe konkurse në Kosovë, por po ashtu edhe në Zvicër. Ai është partner i arkitektëve PHARC në Gjenevë, dhe i POLITBYRO (Paçarizi Architecture Studio) në Prishtinë, si dhe antarë i SIA (Swiss Society of Architects) dhe i REGA (Swiss Registre of Architects). Gëzimi është kuratori i pavijonit të Kosovës për këtë vit në Bienalen e Venecias të Arkitekturës. Thjeshtësia e formës përgjatë hapësirës dhe zhvillimi i bujshëm përmes materialeve të përdorura në atë mënyrë që reflekton natyrën e tyre shënojnë parimet e tij në arkitekturë.

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.