Çmimi për Arkitekturë "Rexhep Luci"

Nga: URBANmagnet - 2014-10-17

Komuna e Prishtinës ndan çmimet për Arkitektët që fituan në konkursin ndërkombëtarë të organizuar në bashkëpunim me Javen e Arkitekturës në Kosovë. Çmimi "Rexhep Luci" do të ndahet çdo vit nga një juri profesionale. Këtë vit tema ishte e lirë dhe qëllimi ishte që të promovojë Arkitektët në përkujtim të Arkitektit dhe Urbanistit Rexhep Luci.

Komuna e Prishtinës ndan çmimet për Arkitektët që fituan në konkursin ndërkombëtarë të organizuar në bashkëpunim me Javen e Arkitekturës në Kosovë. Çmimi "Rexhep Luci" do të ndahet çdo vit nga një juri profesionale. Këtë vit tema ishte e lirë ndërsa në vitet e ardhshme do të caktohet e veçantë për trajtimin e një zone të caktuar në kuadër të kryeqytetit Prishtina transmeton URBANmag.net

Çmimi “Rexhep Luci” u organizua në hollin e Komunës së Prishtinës, ku u ekspozuan projektet ideore, në përkujtim të Arkitektit dhe Urbanistit Rexhep Luci i cili u vra disa vite më parë në rrethana misterioze e që cilsohet nga komuniteti i Arkitektëve si heroi i cili sakrifikoi jetën në mbrojtje të Prishtinës dhe vlerave Urb-Arkitektonike.



Kryetari i Komunes se Prishtines Shpend Ahmeti

Organizimi i ekspozitës me projekte ideore ka për qëllim të promovojë arkitektët e rinj dhe njëkohësisht të ofrojë zgjidhje kreative dhe funksionale për qytetin e Prishtinës theksoi kryetari i Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunes se Prishtines Shpend Ahmeti

Vendi i parë i takoi Bruk Jonson, i cili nuk ishte i pranishëm ta marrë çmimin, vendi i dytë Erblin Bucaliun kurse vendi i tretë i Zana Sokolit. Ekspozita me projektet ideore që konkuruan, do të jetë e hapur për publikun për një javë./URBANmag.net

vendi i dytë Erblin Bucaliu

vendi i tretë Zana Sokoli

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.