Kuzhina

Nga: URBANmagnet - 2014-10-27

Në emisionin e dytë për Arkitekturë Çelësi, tema e diskutimit ishte kuzhina. Gjatë emisionit u diskutua rreth tipeve të kuzhinës, funksionit dhe organizimit në kuadër të njësisë së banimit.

Në emisionin e dytë për Arkitekturë Çelësi, tema e diskutimit ishte kuzhina. Gjatë emisionit u diskutua rreth tipeve të kuzhinës, funksionit dhe organizimit në kuadër të njësisë së banimit.

Shiqo emisionin e plotë.

Eliza Hoxha në emisionin e radhës, për temë diskutimi ka marr kuzhinën. Vendi ku zakonisht mblidhemi të gjithë, dukush punon, dikush pregaditë ushqimin, dikush pastron, të tjerët sillen aty afër. Në aspektin historik te popuj të ndryshëm gjejmë mënyra të ndryshme të organizimit të kuzhinës.

Në Greqinë e lashtë dhe te Romakët kuzhinat e mëdha zakonisht ishin në ambiente të hapura, ku kishte qasje e gjithë popullata. Të mbyllura ishin vetëm ato në shtepitë e të pasurve.

Zhvillimi i kuzhinës nuk ndërron shumë as në kohen e mesjetës, duke qenë se zjarri mbetet e vetmja formë e ngrohjes dhe përgatitjes së ushqimit. Këto hapësira që ne sot i quajmë kuzhina cilësoheshin si hapësira të zymta, të tymosura dhe të errëta.

Eliza Hoxha / Çelësi - emision për Arkitekturë

Zhvillimi i kuzhinës vjen në epokën e industrializimit, atëherë kur kemi shpikjen e rrymës dhe transformohet kuzhina përgjithmonë. Përveç rolit kyç ne çdo njësi të banimit, kuzhina sot është edhe hapësirë kreative ku arkitektët performojnë dizajne të ndryshme, lojë të formave, tektura dhe ngjyrave gjë që e bënë mjaftë tërheqëse dhe ambient të këndshëm.

Eliza Hoxha

Si zakonisht gjatë çdo emisioni, Eliza Hoxha merr në studio një Arkitektë të ri, i cili gjatë kohës së diskutimit të temes, ka për detyrë skicimin apo vizatimin e disa zgjidhjeve ideore për temen e caktuar. Kjo është një mënyrë kreative për promovimin e Arkitektëve të rinjë si dhe prezentimin e punës së një Arkitekti, gjë që ndikon në edukimin e masës rreth asaj se çka bënë një Arkitektë dhe cila është mënyra e punës së tij, për të ofru një zgjidhje për një temë të caktuar.

Eliza Hoxha / Meral Hallaqi / Gezim Radoniqi

Eliza Hoxha kishte ftuar musafir në studio Arkitektët Meral Hallaqi-Radoniqi dhe Gëzim Radoniqi me të cilët diskutoi për format e kuzhinave, mënyren e organizimit dhe dizajnimit të tyre. Gjithashtu të ftuarit shpalosën përvojat e tyre në dizajnimin e kuzhinave në zyret projektuese ku punojnë: Urban+ dhe Puka design.URBANmag.net

Eliza Hoxha / Meral Hallaqi / Gezim Radoniqi

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.