Urbanizmi dhe arkitektura përfunduan në neuropsikiatri

Nga: URBANmagnet - 2014-12-14

Publikimi i emrave dhe profileve profesionale të ministrave të kabinetit të ri qeveritar, secilin prej nesh e kanë bërë që të mendojë, analizojë dhe reflektojë mbi mundësinë e suksesit të secilës prej ministrive.

Shkruan: Arbër Sadiki, arkitekt

Publikimi i emrave dhe profileve profesionale të ministrave të kabinetit të ri qeveritar, secilin prej nesh e kanë bërë që të mendojë, analizojë dhe reflektojë mbi mundësinë e suksesit të secilës prej ministrive. Natyrisht, secili i përqendruar në mënyrë të veçantë në ministrinë e cila i përket më së shumti fushës së veprimtarisë profesionale të secilit prej nesh edhe pse në njëfarë mënyre secila prej tyre interferon në cilësinë e jetës sonë të përditshme. Në këtë drejtim, unë si një nga shumë arkitektët e Kosovës, më bëri përshtypje shkuarja e arkitekturës dhe urbanizmit në neuropsikiatri.

Arbër Sadiku

Që të jem plotësisht i sinqert, fillimisht mendova, arkitektura dhe urbanizmi jonë për që ka nevojë për një seancë neuropsikiatrike, padyshim që ka! Por duke filluar dhe menduar më recionalisht, fillova të gjurmojë e të gjejë përgjigje nëse kjo metodë, që do ta quja metoda urbneuropsikiatrike, do të mund të shëronte apo të paktën orientonte kah shërimi gjendjen e rëndë të arkitekturës, urbanizmit dhe planifikimit përgjithësisht në vendin tonë.

Fillova ti kthehesha historisë së zhvillimit të qyteteve dhe civilizimit në përgjithësi dhe hasa në metoda duke fillluar nga ato astronomike, ku planifikimi i vendbanimeve bëhej duke u nisur nga pozicioni gjeografik i lokalitetit në raport me ujet qiellorë, duke kaluar kah ai tek i cili planifikimi bëhej përmes shenjave masonike, e deri tek mënyra e planifikimit të komunizmit shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit njëzet, simbas formulës: "të gjitha rrugët e atëdheut të shpiejn tek sheshi i Skënderbeut".

Por, asgjëkundi dhe në asnjë periudhë të qytetërimit nuk gjeta ndonjë metodë që kishtë të bënte me neuropsikiatrinë dhe kontributin e saj në planifikimin e qyteteve. Kjo më bëri pak mosbesues në suksesin e kësaj ministrie. Megjithatë, mendova, nisur nga fakti se për herë të parë në krye të kabinetit qeveritar kemi një profesor universitar me eksperiencë të gjatë akademike dhe kërkimoro-shkencore, thashë me vete mos ai e ka koncipuar kabinetin si një institut kërkimoro-shkencorë ku përmes eksperimenteve të realizuara mund të nxjerrë edhe teori të reja, në këtë rast teori urbanistike.

E pranoj që ekaperimenti është thelbi i shpikjes dhe novatorizmit, dhe në këtë rast ka edhe një të mirë tjetër që më bënë të dëshiroj me tërë qenien time suksesin e kësaj ministrie. Nëse metoda urbneuropsikiatrike funksionon për shërimin e problemeve urbane, atëherë neve arkitektëve dhe urbanistëve na jep besimin e bazuar dhe shpresën e madhe se në një ditë të afërt kuntributi jonë do të jetë i pamatshën në fushën e mjeksisë.

Në një të ardhme të tillë, transplatimi i organeve nuk kishte pse të bëhej fare nga ana e mjekëve, kur mund të vinin tek ne arkitektët dhe të merrnin 3D modele të tyre të përpunuara dhe renderuara me rezulucion të shkëlqyer, biles mund tua dërgonim edhe me email direkt pacientëve.

Dhimbjet që përjetojnë VIP-at tanë, përfshi me të madhe këtu edhe politikanë, për të bërë një "Lifting" (tërheqje estetike e fytyrës), do ti eliminonim në tërësi duke e realizuar një proces të tillë me një të shtypur të komandës "Smoothing" ose "Refine" në AutoCAD e StudioMax, apo edhe më thellë, nuk do të kishte fare nevojë për huazimin e mitrës për mbarsimin artificial kur një gjë e tillë është e pamundur në mitrën e nënës, kur ne do të ofronim modele grashë tredimansionale sa të ketë nevojë nga libraritë e pafundme të Archi dhe AutoCad-it. /URBANmag.net

Urbanizmi dhe arkitektura përfunduan në neuropsikiatri
Shkruan: Arbër Sadiki, arkitekt
Botuar në shtojcën për kulturë të së përditëshmes "Koha Ditore" të datës 11.12.2014

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.