Hapja e Bibliotekes së parë në Fakultetin e Arkitekturës

Nga: URBANmagnet - 2015-06-14

Biblioteka është donacion i Prof.Bashkim Fehmiu, i cili librat dhe punimet e tij i kishte dhuruar Fakultetit te Arkitekturës-Studentëve, ndërsa ekspozita do të prezentojë një pjesë të krijimtarisë së prof.Bashkim Fehmiut!

Me datë 17/06/2015, në Fakultetin e Arkitekturës bëhët hapja zyrtare e bibliotekës dhe ekspozitës "Bashkim Fehmiu".

Biblioteka është donacion i Prof.Bashkim Fehmiu, i cili librat dhe punimet e tij i kishte dhuruar Fakultetit te Arkitekturës-Studentëve, ndërsa ekspozita do të prezentojë një pjesë të krijimtarisë së prof.Bashkim Fehmiut transmeton URBANmag.net

Biblioteka në Fakultetin e Arkitekturës/Prishtinë

Bashkim Fehmiu lindi në Gjakovë në vitin 1930 dhe vdiq në vitin 2008. Pasi kishte mbaruar shkollën fillore në vitin 1947 dhe gjimnazin në vitin 1949, në vitin 1958 diplomon në Fakultetin e Arkitekturës në Beograd.

Kontributi i profesor Fehmiut ka qenë i shumëanshëm, duke filluar nga ai akademik si profesor në Fakultetin e Arkitekturës pranë Universitetit të Prishtinës, menaxhues-administrativ si udhëheqës fillimisht i Shërbimit Teknik të Komunës së Prishtinës e më vonë edhe Entit të Urbanizmit të Prishtinës, kontributi urbanistik si autor i shumë planeve urbanistike të Prishtinës, si dhe ai arkitekturor, si autorë i disa objekteve të rëndësishme të kësaj periudhe.

www.albaqeramika.com

Se sa profesori ishte i etur që të kontribonte në zhvillimin arkitektonik dhe urbanistik të Prishtinës edhe sa ishte student, flasin faktet se ai pothuajse të gjitha detyrat studentore i merrte me lokacione dhe kontekst nga Prishtina/URBANmag.net

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës, pregaditja e Ekspozitës

Klasifikimi i librave dhe dokumentacionit të prof. Bashkim Fehmiu

Vendosja e Librave në rafte në Biblioteken "Bashkim Fehmiu"

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.