ECOWEEK Prishtina 2015 - Dita e katërt

Nga: Ecoweek Prishtina - 2015-10-02

Tetori në Modelarium – FNA, u shoqërua me ditën e katërt të EcoWEEK Prishtina 2015. Gjatë pushimit të drekës pjesëmarrësit u njoftuan me AIA – Instituti Amerikan i Arkitektëve, nëpërmjet një prezantimi të shkurtër të Bardhyl Ramës, i cili na informoi për aktivitetin e AIA dhe për mundësitë që ata ofrojnë për bursa dhe konferenca të shumta në Evropë e më gjerë. Dita u përmbyll me ligjëratat e Katerina Mojanchevska dhe dekanit të FNA, Naser Kabashi.

Punëtoritë e kësaj dite:
W1 – Projektimi i një shtëpie ekologjike në Kosovë
Tutorë: Gëzim Paçarizi, Arnisa Kryeziu, Brixhita Deda
Pjesëmarrësit kanë vazhduar të punojnë me planimetritë e banesave, duke u konsultuar intensivisht me tutorët. Variantet e propozimeve janë ndryshuar po kaq intensivisht, gjatë gjithë ditës, duke u përpjekur që të mbërrijnë te zgjidhja më e mirë, që përmbush kërkesat funksionale e ambjentale më së miri.
W2 - Ndërhyrje Sociale/ Pasive/Radikale
Tutorë: Ajhan Bajmaku, Fitore Koja-Isufi, Miran Mohar
Pjesëmarrësit kanë nisur të bejnë kolazhet e para të koncepteve të tyre dhe të vërejtjeve që kanë bërë në qytet. Punëtoria vazhdon me diskutime të gjata filozofike dhe studentët janë nxitur që të bejnë shkrime personale mbi përvojat e tyre, pët të rritur vetëdijen mbi fenomenet që po shqyrtojnë.
W3 – Projektimi i një qendre informative në Parkun e Gërmisë
Tutorë: Rozafa Basha,Valentina Tahirsylaj
Zhvillimi i kësaj punëtorie vijon me të njëjtat ritme. Gjatë ditës pjesëmarrësit punojnë individualisht e njëkohësisht dhe me tutorët, dhe në fund të ditës të gjithë po bëjnë prezantimet e tyre, duke u gjykuar jo vetëm nga tutorët, por edhe nja profesionistë të ndryshëm, që Rozafa e Valentina thërrasin si juri e jashtme.

W4 - Muralet dhe Qëndrueshmëria
Tutorë: Taki / Taulant Qerkini, Jetik Doli
Studentët dhe artistët e rinj, kanë zgjedhur kompozimet dhe bojërat, dhe kanë nisur punën e tyre për murin që rrethon Fakultetin e Arkitekturës.
W5 - UP­cycling Campus: Dizajnimi dhe ndërtimi i strukturave të vogla në hapësirë publike, duke përdorur materiale të ripërdorshme
Tutorë: Elias Messinas, Teuta Jashari- Kajtazi, Elizabeta Poljoska
Tutorët e studentët, vazhdojnë të punojnë në terren me materialet e gjetura, për krijimin e strukturave të reja. Ata kanë ndërtuar një rrugicë, e cila të drejton pë nga kjo hapësirë, dhe kanë realizuar dhe instalimet e para të punës së tyre krijuese. Hapësira në fjalë, tashmë është mbuluar me një rrjetë, të krijuar me litarë, për hijëzim, dhe është sistemuar me paleta e krijime të ndryshme, të ndërtuara nga duart e studentëve.

Gjatë mbrëmjes patëm kënaqësinë të dëgjonim idetë dhe pikëpamjet e Katerina Mojanchevska, e cila po kryen doktoraturën në Rotterdam, Hollandë, me një studim për qytetin e Shkupit. Ajo na foli për ndërtimin e hapësirave ndërmjet konceptit global e lokal dhe qëndrueshmërinë nga perspektiva interkulturore. Katerina ndau me publikun një analizë të zgjeruar të këtyre koncepteve dhe u fokusua në qytetin e Shkupti, duke sjellë historikun e tij pas projektimit nga Kenzo Tange në 1963 dhe mandej zhvillimet e tij në 2014. Koncepti i projektimit i Shkupit, nga qytet i solidaritetit, u tjetërsua drejt një perspektive të re urbane me kontekst kultural, me parimet e shkatërrimit, zhdukjes apo neglizhimit të “memorjes së të tjerëve”.
Pas prezantimit, publiku hyri në diskutim rreth Shkupit të ditëve të sotme, dhe faktorëve që kanë sjellë këto ndërhyrje urbane.
Në fund patëm rastin të degjonim Dekanin e Fakultetit të Arkitekturës Naser Kabashi, i cili i prezantoi studentëve dhe profesionistëve të rinj teknika të reja apo ekzistuese të projektimit me materiale vendore në Kosovë e rajon.

Partnerë të ECOWEEK Prishtina 2015 janë: Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Komuna e Prishtinës, Ambasada Franceze në Kosovë, Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS), Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), Instituti Amerikan i Arkitektëve (AIA), Knauff, Roche, DETAIL Magazine, UbanMAG, ONUP, LightHouse Prishtina, SHARRCEM, Akull, ECOWEEK dhe Fondacioni Jeshil.

Për informacion të mëtejshëm, vizitoni: www.ecoweek-ks.org ose www.ecoweek.org

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.