vendi më i bukur në botë gjendet në Zvicër

Nga: URBANmagnet - 2015-11-02

Vendi pitoresk në Alpet e Zvicrës Ascher dhe shtëpia bukolike me restorantin në të ka qenë gjithmonë një destinacion i bukur për turistët. Por nga 27 tetori i këtij viti ai është edhe “zyrtarisht” vendi më i bukur në botë

Vendi pitoresk në Alpet e Zvicrës Ascher dhe shtëpia bukolike me restorantin në të ka qenë gjithmonë një destinacion i bukur për turistët. Por nga 27 tetori i këtij viti ai është edhe “zyrtarisht” vendi më i bukur në botë

Që të jetë kështu kanë vendosur redaktorët e librit “Destinations of Lifetime” të revistës me renome “National Geographic”, të cilët këtë fotografi e kanë vënë në ballinën e librit. Autor i fotografisë është zvicerani nga Kantoni St. Gallen Peter Böhi.

Ky destinacion me shtëpinë që rri “varur” në një shkëmb të lartë 100 metra është zgjedhur si më i bukuri nga të gjitha vendet e bukura të botës. Konkurrenca ka qenë shumë e madhe: plazhe të mrekullueshme, qytete antike dhe vende tjera pitoreske kanë mbetur mbrapa Äscher-it magjepsës, shkruan watson.ch transmeton gazetaexpress.com

Në konkursin për pamjet më të bukura, me fotografitë e tyre kanë marrë pjesë 225 fotografë nga e gjithë bota.

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.