Rekuem për Arkitekturën

Nga: URBANmagnet - 2015-11-10

Le të përshëndetemi me reliket e fundit të ruajtura, gjurmët të një qytetërimi të lashtë, cilido qoftë ai. Le të përshëndetemi, me deshmitë e fundit të jetës së banorëve paraardhës, me tregimet, historitë, tragjeditë, gëzimet, mitet e gdhendura mbi muret e gurit, tavanet e odave, në magjet e errëta.Të gjitha do të zbehen, me kohën..

Autore e shkrimit: Ark. Anyla Berisha

Le të përshëndetemi me reliket e fundit të ruajtura, gjurmët të një qytetërimi të lashtë, cilido qoftë ai. Le të përshëndetemi, me deshmitë e fundit të jetës së banorëve paraardhës, me tregimet, historitë, tragjeditë, gëzimet, mitet e gdhendura mbi muret e gurit, tavanet e odave, në magjet e errëta.Të gjitha do të zbehen, me kohën..

Le të përshëndetemi në qetësi me teqetë, hamamet dhe shpirtin që kanë ruajtur brenda simetrisë absolute që mban muret e ndriçon me misticizëm hapësirën...
Nuk do te shihni më, çati të ndryshkura, as mure të zverdhura si në pëlhura pikturash. Gjethet nuk do të pushojnë paqësisht mbi këto mure, as mbi çardakun e drunjtë, as mbi kalldrëmin që zgjatet përtej portave të shenjta që mishërojnë pallatin brenda çdo shtëpie..

Le t’i themi lamtumirë, kërcitjeve drithëruese poshtë hapave të lehtë të shtëpive qindravjeçare..

Kupola, harqe, kulla, minaretë, le të ndahemi denjësisht me to. Le të prekim, për herë të fundit, muret e shenjta brenda kishave shekullore, vijëzimet dhe ngjyrimet bizantine. Ato nuk do të zbukurojnë më muret. Aty do të zërë vend diçka e re, e panjohur, e turbullt, që nuk përket askund dhe askujt, nuk shpreh asgjë dhe nuk di të flasë.

Muret e gurit nuk janë ata të njejtët. Nuk bartin vjetërsinë e shekujve ndër lëkurë, nuk dinë histori, as nuk kanë parë të tilla, janë memecë e të shurdhër, rrinë indiferent mbi rrënojat e lashta. As muret nuk mbajnë më peshën e njejtë, hapësira është nemur, sytë nuk shohin më si përpara dhe prekja është e akullt mbi to. Gjeometria është shkatërruar dhe shpirti i hapësirës bashkë me të..

Le të përshëndetemi pra, edhe me vijëzimet e mbetura të brut-betonit në konzollat e nxjerra të dritreve drejtkëndëshe, apo tek panelet e ngritura të ballkoneve.

Le të përshëndetemi, me formësimet që nxjerr funksionalizmi, me lojën e vijave dhe thellësitë e blloqeve që të marin sytë me lojën e tyre zig-zage, kërcen mbi ballkone, mbi xhamat e pluhurosur të shkallëve, e deri tek vijëzimi i fundit horizontal, që përmbyll lojën e syve mbi kulmet e rrafshëta të banesave, mes nxirjeve që koha ka hijezuar në kënde, para se të drejtojë shikimin tënd përtej kurorës, mbi qiellin e hapur..

Le të bëjmë një shëtitje të fundit mbi pasazhet e brishta, poshtë dritave mikpritëse, pranë dritareve të drunjta, si rikthim në fëmijërinë e hershme.

Bëj një shëtitje të fundit në qytetin tënd! Provo të humbasësh në rrugët e panjohura, ndoshta a aty do të gjesh veten, aq sa të ka mbetur dhe, kujdes! Nëse të rastis të shkelësh një dysheme të
vjetër që tronditet nga hapat e tu, mund të jetë kërcitja e fundit që dëgjon.

Nesër, një qytet i ri po të pret. Pa ngjyra, pa lojë vijash, pa dritë-hije
Nesër, një qytet i panjohur po të pret./URBANMAG.net
(Për refuzimin e Kosovës në UNESCO

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.