Apliko si tutor në ECOWEEK Prishtina 2016

Nga: Ecoweek Prishtina - 2016-04-30

ECOWEEK PRISHTINA 2016 "REFLECTION", 10-24 Shtator, Afati i fundit për aplikim: 23.05.2016

Duke aplikur si tutor në projektin e ECOWEEK, ju keni mundësi të bëheni pjesë e familjes së madhe të arkitektëve, dizajnerëve, arkitektëve të peizazhit dhe shumë të tjerë, duke dhënë zgjidhje të qëndrueshme për lagje dhe hapësira publike përgjatë gjithë javës dhe duke dhënë përvoja që do të mbahen mend. Ne presim nga ju që të keni itinerarin tuaj për javën dhe të keni mardhënje të ngrohtë me pjesmarrësit duke nxjerrur më të mirën nga ta.
Për t’u bërë tutor ju duhet të propozoni një lokacion në parkun e Germisë dhe të krijoni një propozim, ide si koncept mbi lokacionin. Propozimi duhet të dorëzohet nga dy ose me shumë tutorë.

Info për tutorët:
https://issuu.com/ecociety/docs/tutor_pack
Formulari i aplikimit:
https://issuu.com/ecociety/docs/aplication_form/1

Shkarko formularin e aplikimit në:
http://ecociety-ks.org/projects/ecoweek/ecoweek-2016/registration/


Koncepti i puntorisë tuaj duhet të dërgohet në: ecoweekprishitna@gmail.com, deri me 23.05.2016.

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.