Prishtina Architecture Week

Nga: URBANmagnet - 2016-07-04

PAW edicioni i 4të filloj sot. Ekspozita retrospektive e Entiti për Urbanizëm ishte eventi i parë i javës së Arkitekturës në Prishtinë. Në kuadër të PAW do të ketë aktivitete të ndryshme: Prezentime të projekteve dhe ligjerata nga Arkitektë me famë botërore, Workshope, Ekspozita, Studio të hapura dhe shum aktivitete të tjera.

PAW edicioni i 4të filloj sot. Ekspozita retrospektive e Entiti për Urbanizëm ishte eventi i parë i javës së Arkitekturës në Prishtinë. Në kuadër të PAW do të ketë aktivitete të ndryshme: Prezentime të projekteve dhe ligjerata nga Arkitektë me famë botërore, Workshope, Ekspozita, Studio të hapura dhe shum aktivitete të tjera.

Në ambientet e Entit për Urbanizëm dhe Projektim kishin zënë vend shumë projekte e libra me të cilat kishin punuar punëtorët në hartimin e projekteve të ndryshme e të cilat tërhoqën shumë vëmendjen e vizitorëve të cilët ishin në numër.

Qëllimi i kësaj ekspozite është të përkujtohet ekzistimi dhe puna e një shtëpie projektuese, urbanistike arkitektuale dhe inxhinierike.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Arkitekturës, Ilir Murseli me rastin e hapjes tha se Enti për Urbanizëm dhe Projektim që më shumë se gjysmë shekulli ka qenë gjenerator i vizioneve për një jetë më të mirë të shoqërisë kosovare.

"Enti ka prodhuar dhe ka kontribuuar shumë në atë se çka shohim në të gjitha qytetet e Kosovës. Mbetet mjaft të punohet në lidhje me rëndësinë dhe vlerat e punës së këtij institucioni ,e që kjo ekspozitë nuk e ka marr si dimension të shprehjes", theksoi drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Ark. Ilir Murseli.

Sipas organizatorit të Javës së Arkitekturës, Bekim Ramku në këtë edicion e do të jenë gjashtë arkitektë të rinj të Evropës të cilët do të ligjërojnë për të ardhmen e Arkitekturës dhe do të udhëheqin punëtori të shumta, që nga ato për përfitimin e materialit ndërtimor nga mbetjet ushqimore, e deri tek metodologjitë e reja të mapimit të qytetit apo intervenime emergjente në raste të fatkeqësive natyrore.

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.