JAVA E ECOWEEK – Dy ditë me ekspertë botëror

Nga: Ecoweek Prishtina - 2016-09-05

Java e Arkitekturës ECOWEEK 2016 është në prag të nisjes. Pas mbylljes së procedurave të aplikimit, tashmë të pesë puntoritë kanë marë formën e tyre. Megjithatë, java do të jetë e hapur edhe për profesionistë dhe pjesmarrës të tjerë jashta puntorive. Gjatë datave 10 dhe 11 shtator do të mbahen prezentimet nga ekpertë të ndryshëm vendor dhe lokal. Java do të fillojë me hapjen zyrtare nga organizatorja dhe përfaqësuesja e ECOciety Argjira Krasniqi. E ftuara


Java e Arkitekturës ECOWEEK 2016 është në prag të nisjes. Pas mbylljes së procedurave të aplikimit, tashmë të pesë puntoritë kanë marë formën e tyre. Megjithatë, java do të jetë e hapur edhe për profesionistë dhe pjesmarrës të tjerë jashta puntorive.
Gjatë datave 10 dhe 11 shtator do të mbahen prezentimet nga ekpertë të ndryshëm vendor dhe lokal. Java do të fillojë me hapjen zyrtare nga organizatorja dhe përfaqësuesja e ECOciety Argjira Krasniqi.
E ftuara e parë do të jetë artistja me renome botërore Elke Krasny që do të flasë për karakteristikat që definojnë qytetet e shek. XXI. Ajo do të flasë rreth ekspozitës së saj “Hands- On Urbansm. The Right to Green” dhe një përshkim i praktikave të agrikulturës urbane që inspirojnë ambiciet kolektive të një komuniteti dhe emanicipimin publik.

Armina Pilav do të flasë se si “gjendja e urbanizimit luftarak” në Sarajevë ka ndryshuar jetën e qytetarëve dhe vetë qytetin në një ambiet urban jashtëzakonisht të rrezikshëm në saje të bombardimeve të vazhdueshme, pa transport publik, elektricitet, ujë dhe ushqim.
Ligjerata do të vezhdojë me Violeta Nushin dhe Daniel Cosentinon themeluesi i “Community Design Prishtina” dhe Zv. President i A.U.K. i cili do të shpërfaqë projektet kryesore të realizuara nga CDP em focus në renovimin e sheshit të lojrave në lagjen Tauk Bahçe në Prishtinë.
Prezentimi i Sean Martindale do të ekplorojë metodat e mundshme se si arti dhe dizajni mund të adresojnë çështjet ekologjike duke reflektuar në një numër projektesh nga intervenimet e tija publike në praktiktë. Prezentimet do të zgjasin gjatë gjithë ditës duke filluar nga ora 14:00 deri në ora 19:30 ndërkaq do të përmbyllet me koktej rasti.
Dita e Dielë do të vijojë njëlloj, kësaj rradhë folësi i parë do të jetë Bashkim Dyla, inxhinjer i Elektroteknikës dhe Energjisë së Ripërtrishme. Dyla për ligjeratën e tij për ECOWEEK Prishtina 2016 do të ndajë eksperiencat e tij mbi “Kriteret Për Ndërtime Energjetike Efikase“.

Ai do të fillojë ligjeratën me definimin e masave fizike të nevojshmepër llogaritjen e një ndërtese efiçiente, për të vazhduar më pas me të hapat e rradhës të procesit të evaluimit.
Në të njejtën frymë do të vazhdojë Petrit Ahmet që do të sqarojë metodologjinë, procesin dhe rezultatet e pritura nga hulumtimi i tij aktual mbi vlerësimin e burimeve të ngrohjes në sektorin e banimit në Prishtinë.

Pas pushimit do prezentimet vijojnë me Natalie Pantelidou që do të prezentojë punën e saj për “shpëtimin” e zonës Delta, në gjirin e lumenjëve Gallikos dhe Axios- lumi më i madh në Greqi dhe idetë për ngjalljen dhe ripërtrirjen e kësaj zone të harruar të Thesalonikit.

Ulf Meyer do të ndajë eksperiencën e tij mbi ndikimin e fasadës në performancën e energjisë në ndërtesa, duke shfrytëzuar hulumtimet e kryera në Japoni, Australi të dizajnuara nga zyra e arkitektëve Ingenhoven nga Gjermania.



Ligjeratat do të mbahen në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës.

Anyla Berisha, ECOWEEK Prishtina 2016

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.