Qyteti si dëshmi e luftës

Nga: Ecoweek Prishtina - 2016-09-14

Me këtë titull hapi ligjeratën e saj, Armina Pilav, arkitektja me origjinë nga Bosnja aktualisht pjesë e grupit hulumtues të TU Delf. Tematika e aj është diçka që mjaft lehtë gjeti kuptim para audiencës shqiptare. Qyteti i pasluftës, muret mbriojtëse, të ndërtuarit “për luftë” dhe pamje muresh të zhbiruara nga plumbat e luftës. Ajo tregoji edhe një faqe tjetër, se si historia mund të ruhet dhe të transformohet.

Qyteti si dëshmi e luftës.

Me këtë titull hapi ligjeratën e saj, Armina Pilav, arkitektja me origjinë nga Bosnja aktualisht pjesë e grupit hulumtues të TU Delf. Tematika e aj është diçka që mjaft lehtë gjeti kuptim para audiencës shqiptare. Qyteti i pasluftës, muret mbriojtëse, të ndërtuarit “për luftë” dhe pamje muresh të zhbiruara nga plumbat e luftës. Ajo tregoji edhe një faqe tjetër, se si historia mund të ruhet dhe të transformohet. Një nga rastet e praktikave ku autorja ka marë pjesë qe eshte përshtatja e kabinave të kuqe në pika referimi, informacioni ose ndonjë funksion tjetër.

Qyteti i pasluftës padyshim mer forma të ndryshme sipas vendit megjithatë ata ndajnë shumë të përbashkëta dhe kjo reflektohej qartë në fotot e Sarajevë së pasluftës ashtu sin ë pyetjet dhe komentet e pjesmarësve pas ligjeratës.

Ajo që gjejnë të përbashkët Prishtina, Srajeva dhe çdo qytet tjetër i pasluftës është përpjekja për ët ruajtur plagët e qytetit dhe dëshira për t’i mishëruar ato në një tjetër formë, duke i shndëruar hapësirat e harruar në vende të artit, muzikës dhe jetës.

Armina Pilav, ECOWEEK Prishtina 2016


“Hands-On Urbanism. The Right to Green” është ligjerata që riktheu tematikat e precedentëve të shek. XIX e që vazhdon të kërkohet edhe në qytetet moderne. Elke Krasny - profesoreshë e arteve dhe edukimit në Akademinë e Arteve të bukura në Vjenë ndau përvojat e saja dhe ekspozitën e saj personale me të njejtin titull, që reflekton praktikë e agrikulturës urbane që inspiron mbi të gjitha ambicjen kolektive, organizimin vetanak dhe poltikat emancipuese. Çelësi i praktikës së kopshteve urbane kërkon kujdes, bashkëpunim dhe mbeshtjetje të dyanshme dhe kjo tregohej qartë në zhvillimin kronologjik të paraqitur në këtë prezanti të studimeve që datojnë që nga shk. XIX.

Elke Krasny, ECOWEEK Prishtina 2016

Violeta Nushi, profesorëshë dhe prodekane e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin Publik solli një përmbledhje të BIM- Building Information System dhe mënyrën se si ky program është i nevojshëm dhe mund të ndërthuret me praktikën e arkitektëve dhe inxinjerëve për të pasur një pasqyrë të qartë të funksionimit të ndërtesës përfshirë edhe atribte të tjera si shpenzimi i energjisë, funksionimi i gjithmbarshëm, kontrollimi, mirëmbajtja etj.

Despoina Kouinoglou, përfaqësuesje e ECOWEEK Thesaloniki prezentoi më këtë rast punën e bashkuntorëve të ECOWEEK Prishtina në Greqi, natyrën e punës dhe rezultatet e puntorive dhe tematikave të mbajtura në edicionet e kaluara. ECOWEEK Thesaloniki është edicioni i parë i javës ECOWEEK për të gjithë botën që daton nga viti 2009 dhe që ka vazhuar deri më tani të zgjerohet në më shumë se 50 vende të ndryshme të botës përfshirë këtu edhe Kosovën.

Violeta Nushi, ECOWEEK Prishtina 2016

Despoina Kouinoglou, ECOWEEK Prishtina 2016

Daniel Consentino , artist multimedial dhe Zv. President në RIT Kosova tashmë i përshtatur me jetën në Kosovë freskoi ligjeratën duke treguar propoziet e projekteve të ndryshme të realizuara nga Community Design Prishtina, ekspozitë, simpozium dhe charrette, për të eksploruar modelet e planifikimit të bazuar në komunitet dhe mjedisin e ndërtuar të Prishtinës. Danieli në punën e tij ka për qëllim lidhjen e komunitetit dhe nxitjen e ambicjes tek banorët që në baza të lira dhe në baskhëpunim me njëri tjetrin, spontanisht të arrijnë të formësojnë hapësirat e përbshkëta publike dhe rrethinën e tyre. Projekti i propozuar nga CDP së fundmi ka për fokus zonën e Tauk-Bahçes dhe përfshin lojëra të reja për fëmijë dhe hapësira rekreative.

Daniel Consentino, ECOWEEK Prishtina 2016

Sesioni i ligjeratave u përmbyll nga artisti kanadez me renome botërore Sean Martindale, aktualisht i bazuar në Toronto.

Fusha e gjerë e punimeve të tij përfshin një numër instalacionesh dhe veprash artistike që provokojnë kritika me mënyrën se si hapësirat publike trjatohen nga institucionet ose agjensitë e marketingut që në fakt ishin edhe pika kryesore e kriticizmit në punën e Martindale. Prezentimi i tij u përmbyll me filmin e krijuar nga vet artisti që tenton të ngrisë vetëdijen mbi deponitë e mbeturinave dhe nevojën për tu trajtuar dhe për tu ekspozuar para syve të njerëzve në mënyrë që çdokush të vetëdijsohet për veprimet kundrejt ambientit.

Anyla Berisha
ECOWEEK Prishtina 2016

Sean Martindale, ECOWEEK Prishtina 2016

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.