Derë më derë me studentët

Nga: Ecoweek Prishtina - 2016-09-14

Megjithëse në qytetet evropiane punohet për zëvendësimin e resurseve të energjisë me ato të ripërtrishme, në Kosovë një pyetje e tillë tingëllon akoma qesharake deri në absurditet. Secili që ka provuar të kryej një hulmtim shkencor është zbrapsur që në fillim nga mungesa e çfarëdo informate apo matjeje në sferën e enrgjisë,klimës, ujërave etj.

Megjithëse në qytetet evropiane punohet për zëvendësimin e resurseve të energjisë me ato të ripërtrishme, në Kosovë një pyetje e tillë tingëllon akoma qesharake deri në absurditet. Secili që ka provuar të kryej një hulmtim shkencor është zbrapsur që në fillim nga mungesa e çfarëdo informate apo matjeje në sferën e enrgjisë,klimës, ujërave etj. Për të ditur sa energji shpenzohet në cilindo sektor në Prishtinë duhet shkuar derë më derë duke intervistuar, anketuar dhe marë informata nga banorët që paguajnë faturat e rrymës dhe ngrohjes.

Sado utopike që të tingëllojë është në fakt e vetmja mënyrë matjeje dhe këtë ka zgjedhur të bëjë Petrit Ahmeti për hulumtimin e tij të doktoraturës në Universitetin e Peçit n Hungari. Me ndihmën e studentëve të tij që ia kanë mënyrë terrenit me anketa në dorë ai ka arritur të mbulojë të gjitha lagjet e urbanizuara të Prishtinës duke pyetur derë me derë. Një pjesë në terren, një pjesë online, qytetarët e Prishtinës kanë kontribuar duke u përgjigjur në pyetsorët mbi teknologjinë e ngrohjes, shpenzimet, kohën, sasinë që ata përdorin. Ai tenton të sjellë reultatet finale që do të japin një përgjigje të saktë të konsumit të energjisë së përdorur për ngrohje dhe llojin e përdorur për këtë qëllim në sektorin rezidencial për qytetin e Prishtinës.

Këtë hulumtin Petriti e prezentoi në ditën e dytë të ligjeratave që hapën javën e ECOWEEK Prishtina 2016, të mbajtura gjatë fundjavës së kaluar në Amfiteatrin e Fakultetit të Arkitekturës në Prishtinë.

Petrit Ahmeti, ECOWEEK Prishtina 2016



Nga “Oborret” e aeroporit të Frankfurtit deri te “Breeze Tower” në Osaka të Japonisë

Duke e ditur që problemi i ventilimit dhe ajrimit të zyreve vazhdon të mbetet një e metë e Arkitekturës sidomos tek kullat shumëkatëshe me funksion administrativ, Ulf Meyer, arkitekt dhe teoricient nga Berlini me këtë rast spjegoi rastet e objekteve që kanë arritur të çojnë Arkitekturën në një tjetër nivel. Fasada me mveshje të dyfisht, që mundësojnë ajrimin pasiv të objektit, duke lënë ajrin të qarkullojë vertikalisht ose horizontalisht mes fasadës arrijnë të krijojnë një ambient shumë më komfort dhe të shëndetshëm pune në objektet administrative.


Të tilla janë objekti i Bankës Evropiane në Lukesnburg, “Oborret” me tematika të ndryshme të aeroporit të Frankfurtit varësisht nga destimiet e fluturimeve, “Breeze Tower” e ndërtuar në Osaka të Japonisë e deri tek “Blight Street” e ndërtuar në një nga lagjet më prestigjioze dhe me vizurat nga më të mahnitshmet të Sidne-yt.


Në këtë mënyrë fasada të tilla shmangin nevojën për instalime të pajisjeve të ventilimit të ajrit, çka nënkupton tavane të lira dhe hapësira të fituara me të cilat mund të manipulohet në favor të dritës. Pajisje që ndërthurin dizajn minimal, ndriçim artificial dhe reduktim të zhurmës mbushin hapësira të tilla tashmë mund të integrohen në diazjnin e zyreve shumëkatëshe.

Ulf Meyer, ECOWEEK Prishtina 2016


Për kriteret e Efiçencës së energjisë dhe faktorët që ndikojnë në efiçencë pjesmarrësit patën mundësinë të informohen nga eksperti Bashkim Dyla. Puna e tij përfshin menaxhimin e zyrës së energjisë të Entit për ndërtime të larta të kantonit Basel-Stadt (Hochbauamt Basel-Stadt). Prezentimi i detajuar dhe profesional nisi me spjegimin masave fizike, koeficientëve, njësive duke u shkallëzuar deri tek kriteret për ndërtime efiçiente energjetike, aplikimin, llojet e materjaleve të izolimit e deri tek aplikimet kolektorëve të diellit për ujë te nxehte, celulat fotovoltaike,burimet e erës, etj. Prezntimi i tij nxiti pyetje dhe diskutime nga student dhe profesionistë që shfrytëzuan mundësinë të diskutojnë me të raste të ndryshme të mveshjes dhe funksionimit të objektit në relacion me energjinë.

Bashkim Dyla, ECOWEEK Prishtina 2016

Mes këtyre tematikave e ftuara e rradhës Natalia Pantelidou freskoi ligjeratën me prezentimin e projektit mjaft kreativ që synon të ringjallë një pjeë të vdekur por jashtëzakonisht me potencial të gjirit të Thesalonikit. Pjesen e bregdetit që lidh dy lumenjtë më të mëdhej në Greqi Natalia e solli të transformuar në një zonë tërheqëse që ofron shtigje ecje dhe çiklizëm, hipodrom, bare dhe restorante etj.

Në projektin e saj të realizuar në TU Delf si pjesë e studimeve të saja të Masterit ajo ka dizajnuar deri në detaje edhe platformat e dyfishta për ecje që përshtaten me nivelin e ujit dhe u mundësojnë banorëve e vizitorëve të përjetojnë këtë përvojë nga afër.

Natalia Pantelidou, ECOWEEK Prishtina 2016

Me këtë lloj formati ECOWEEK përmbylli dy ditë dinamike prezentimesh për t’u tranferuar të nesërmen në Parkun e Gërmisë ku janë duke u mbajtur puntoritë e sivjetshme nën temën “Reflection’.


Anyla Berisha
ECOWEEK Prishtina 2016

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.