Shpallje për Aplikim me Ide në Future Architecture

Nga: URBANmagnet - 2016-11-21

Platforma me e madhe pan-evropjane e arkitektures shpall thirrjen e dyte per ide. Pjese e Future Architecture Platform jane 18 festivale dhe institucione me te medha Evropjane nga Trienalja e Lisbones, Festivali i Kopenhages, Java e Arkitektures ne Prishtine e deri tek Maxxi Muzeu i Arkitektures

Pas ciklit të parë të suksesshëm të aktiviteteve të platformës, Future Architecture lancon thirrjën e dytë për ide për të gjithë ata që dëshirojnë të janë pjesë e arktiviteteve në mbar Evropën për vitin 2017. Platforma fton gjithë individët kreativ të aplikojnë me idetë, vizionet dhe projektet e tyre që ata konsiderojnë si të rëndësishme për të ardhmën e arkitekturës. Aplikuesit duhet artikuluar rëndësinë e propozimit të tyre me të ardhmën e arkitekturës, cofshin ato si deklarim arkitektonik, praktikë sociale, model biznesi, teknike e re ndërtimi, si prodhues i hapësirës banuese apo cështje tjera që aplikanti vlerëson si të pashmangshme apo të rëndësishme për debatin e ardhmërisë së arkitekturës në Evropë. Të gjitha aplikacionet do të publikohen në faqën e internetit të Future Architecture. Me të marr pjesë në thirrjën e FA cdo aplikues do bëhet pjesë e listës së artistëve dhe profesionistëve potencial për tu ftuar në ekspozitat, konferencat, ligjeratat, puntoritë apo ngjarjet tjera që do organizohën nga anëtarët e platformës.

Si funksionon?

Thirrja për ide do jetë e hapur deri më 9 janar 2017. Duke marr pjesë në thirrje aplikuesit do regjistrohën në listën e pjesëmarrësve në programin e gjërë që do organizohet nga anëtarët e platformës Future Architecture. Deri me 16 Janar anëtarët e platformës dhe publiku i gjërë do përzgjedh aplikues nga disciplina të ndryshme kreative bazuar në aplikacionet e tyre. Aplikuesit e suksesshëm do ftohen në konferencën përzgjedhëse në Lubjanë nga 16 deri me 18 shkurt 2017. Pas konferencës në Lubjanë, një numër i caktuar i artistëve do frohën nga anëtarët e Future Architecture për të marr pjesë në festivalet dhe eventet e tyre që do organizohen nga 1 marsi deri me 21 tetori 2017 anë e mbar Evropës.

futurearchitectureplatform.org/open-call

18 antarët e platformës do ftojnë aplikuesit të janë pjesë e 4 ekspozitave, 5 konferencave, 3 serive të ligjeratave, 6 puntori dhe 1 udhëtim studimor. Të gjitha këto aktivitete do të mbështetën nga platforma publikuese e Future Architecture. Rezultatet e platformës do të prezentohën në festivalin e fundit të Lubjanë nga 26 shtatori deri me 1 tetor 2017, ku pjesëmarrësit, anëtarët dhe audienca do vlerësojnë punën dhe rezultatet e arritura gjatë 2 viteve.

Programi i Future Architecture në 2017

futurearchitectureplatform.org/programme/?year=2017

Platforma do mbuloj udhëtimin (brenda BE-së) dhe shpenzimet e akomodimit për pjesëmarrësit në konferencën përzgjedhëse në Lubjanë. Anëtarët e platformës do mbulojnë udhëtimet (brenda BE-së), kostot e akomodimit si dhe do siguroj honorar për artistët që do ftohen për të kontribuar në ngjarjet e tyre.

Kush mund të aplikoj?
-Nëse dëshmoni arritjet e juaja profesionale (në punën tuaj, si pjesë të ekspozitës, publikimitm cmimeve, granteve, etj)
-Puna juaj nuk është publikuar apo promovuar gjërësisht (ne jemi në kërkim të talentëve që ende nuk kan gëzuar njohje të gjërë për punën e tyre)
-Punimi juaj i fundit (aplikues) nuk është më i vjetër se 2 vite.

Vegëza për aplikim:

www.futurearchitectureplatform.org/open-call

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.