Rruga me katër emra

Nga: Ilir Llonçari - 2012-04-23

Si është e mundur që një rruge ti ketë 4 sheshe. Sheshi është zakonisht hapësire në të cilën derdhen rrugët por të na është mbrapsht, është rrugë në të cilën derdhen sheshet, ose me përshkru ndryshe i bjen deti i cili derdhet në lum.

Si është e mundur që një rruge ti ketë 4 sheshe. Sheshi është zakonisht hapësire në të cilën derdhen rrugët por të na është mbrapsht, është rrugë në të cilën derdhen sheshet, ose me përshkru ndryshe i bjen deti i cili derdhet në lum. Na kena rrugë qi i ka 4 sheshe, na e kena ni njeri me dy durë... jo jo e kena ni dorë me dy njerz... Tingëllon absurde a po?

Edhe rruga jonë me 4 sheshe është absurde. Rruga jonë i ka ato sheshe që askush nuk e din se ku janë. Vetëm personat kompetentë në komunë i dinë, njërin shesh na kanë treguar, në të vërtetë me fjalor të tanishëm na e kanë bërë publike: "Prej visë pranë Grandit ku i kanë vendosë gurët, e deri të vija ku përfundojnë të hotel Bozhuri, ajo na është sheshi Nëna Tereze", aty është edhe sheshi Zahir Pajaziti "a din përballë Hysit,... hotel Grandi... e përball tij, është sheshi Zahir Pajaziti", mandej atje te Parlamenti është sheshi Skenderbe, e tash përball Parlamentit sheshi Pavarësia.

E tash kush e din ku o sheshi? Sheshi nuk o kurrkund. Sikur në atë lojën me kapela mos me ta vendosë atë gurin përfundi askund e ti je duke tentuar ta gjesh...

Po nejse edhe ato kuazi sheshe të ndërtuara me aq dëshirë dhe me aq patriotizëm, nuk vërehet ndonjë kujdes i veçantë, Nëna Tereze, i është çveshur fontana e cila gjithsesi nuk punon. Zahir Pajaziti, shumë nga pjesët e këtij monumenti i janë shkatërruar. Skënderbeu çdo muaj shkarravitet dhe gjithsesi fontanat nuk i punojnë, po ashtu edhe dritat, veç tani ky shesh e ka panairin e telefonisë mobile pranë çka është më e rëndësishmja.

Mire tash e kuptuam konfiguracionin dhe gjendjen e qendrës së Prishtinës. Kadalë tash cilës qendër!? Me vend pyetja! Prishtina i ka..., ku me ditë sa qendra. QENDRA 1, QENDRA 2 etj etj... me qëllim e qita dy herë "etj" se niher vazhdojnë e ku me ditë, ndoshta ende shumë e me shumë qendra ka me pasë Prishtina jonë e dashur. "Qyteti me ma së shumti qendra" ndoshta do të jetë motoja turistike e qytetit tonë. Kjo ose duhet të jetë politike e atyre të tatimeve, në mënyrë që të mbledhin tatime më të mëdha, sepse në qënder me shtrenjtë paguhet tatimi, ose ose të gjithë duan të jetojnë në qendër. Nuk ka rëndësi se në cilën, me rëndësi është se në njërën nga qendrat.

Kjo politikë më siguri se do të zhvillohet në krijimin, më saktë multiplikimin e Prishtinës... si Prishtina 1, 2, 3, sepse pastaj të gjithë do të duam në Prishtinë të jetojmë, e pastaj do të gjindemi në një krizë. Pastaj të gjithë do të duan të jenë në Kosovë! E ku tash ti bëjmë disa Kosova. Këtu politika jonë do të ballafaqohet me krizën më të madhe që e pret. Ku dreqi do të ndërtohet Kosova 1, 2, 3...? A thua çka na tregon kjo? Mua me tregon vetëm një, mungesën e origjinalitetit dhe frikën tonë për të ndërtuar diçka të re.

Dihet se qendra e Prishtinës gravitohet nga shumë njerëz dhe të ndërtohen "sheshet" në rrugën që quhej KORZO rezulton me vizitë të dhunshme të këto monumente. Këto monumente vetëm aty do të shihen nga njerëzit sepse në vende tjera druhemi se nuk do ti vizitojë askush për shkak të mungesave të koncepteve origjinale për ndërtimin e pikave gravituese të reja. Gjithashtu edhe politika e Bajraktarizmit si gjithmonë ka dominuar kështu që secili tabor do diçka të veten në qendër. A thua edhe sa monumente të tjera do të ndërtohen në KORZO...?

Qendrat ehhhhh qendrat. Politikat ekonomike i ndërtojnë qendrat, në qendër ni metër katror o më i shtrenjtë se sa jashtë qendrës. E tash për shkak të kesaj në përfitojmë disa qendra që askush nuk e din se ku janë, çka janë, apo janë vetëm disa territore që dikush në hartën e Prishtinës i ka rrethuar me fllomaster dhe ja ka vënë emrin qendra....mmm 2!

Këto qendra janë në Prishtinë. Pasi që Prishtina të na mbushet me qendra do të duhemi që të bëjmë të njëjtën vetëm ne një koncept me ambicioz. MULTIPLIKIMIN e Prishtinës.

Do ta bëjmë Pejën, Prizrenin, Gjilanin, Mitrovicën të gjitha Prishtina do ti bëjmë. Kjo tregon një mungesë totale të idesë dhe dëshirës për diversitet. Më kujtohet pyetja shpesh e cila më bëhet "E ku ka n'botë kshtu?" ose pas ndonjë veprimi habija shprehet me "kshtu nuk ka kërka...!" Kjo shihet si problem nëse diçka dëshiron të besh se pari herë. Kjo edhe me shtyen mua të mendoj se të gjitha zhvillimet do të shkojnë vetëm në multiplikimin e gjerave të cilat i njohim mirë. Frika nga kalimi i kufijve të së njohurës dhe të zakonshmes, një frikë e cila nuk është duke na u ndarë.

E si do të zhvillohemi ne duke e shikuar dikënd tjetër dhe ta ndjekim nga pas? Si do të jemi atraktiv për botën me gjerat të cilat ata i kanë shpikur dhe krijuar? Pyetje të shumta duhen të shtrohen para veprimeve të cilat i bëjmë. Andaj të bëjmë që bota ti hapë sytë në drejtim tonin për të parë diçka të re. Mos të bëhemi, Shteti më i ri pa asgjë të re!!!

 me 1.10.2009 e botuar në Telegrafi.com

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.