Kosova në Bienalen e Venedikut me instalacionin e Flaka Haliti

Nga: URBANmagnet - 2015-01-19

Kosova do të prezantohet për herën e dytë në edicionin e 56-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor dhe të tretën në tërësi në Bienalen e Venedikut. Këtë vit do të jetë artistja Flaka Haliti që do të përfaqësojëvendin tonë në këtë ngjarje ndërkombëtare. Ajo do të shfaq një instalacionintë përzier medial i cili do të adaptohet në dimensionet e hapësirës që do t’i ndahet Kosovës në Bienale.

Kosova do të prezantohet për herën e dytë në edicionin e 56-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor dhe të tretën në tërësi në Bienalen e Venedikut. Këtë vit do të jetë artistja Flaka Haliti që do të përfaqësojëvendin tonë në këtë ngjarje ndërkombëtare. Ajo do të shfaq një instalacionintë përzier medial i cili do të adaptohet në dimensionet e hapësirës që do t’i ndahet Kosovës në Bienale.

Kosova përfaqësohet në Venedik me instalacionin e artistes Flaka Haliti

Vehbi Miftari, këshilltar i Ministrit të Kulturës, Rinis dhe Sportit, Kujtim Shala, theksoi se është e rëndësishme të bashkëpunojmë dhe përkrahim artistët dhe përfaqësuesit e vendit tonë në ngjarjet e mëdha ndërkombëtare siç është Bienalja e Venedikut.

Ndërkaq, artistja që përfaqëson vendin tonë në Venedik, Flaka Haliti, bëri të ditur se ndodhen në fazën e përgatitjeve dhe ndihet e nderuar që MKRS-ja ia ka besuar përgjegjësinë që të prezantojnë Kosovën në Venedik.

“Punimi do të jetë mix media, instalim në shkallë dimensional i madhësisë i cili do t’i përshtatët hapësirës së Pavijonit dhe do të mundohem që të jetë vazhdimësi e punëve të mija të deritanishme, të njëjtën kohë t’i përgjigjem Bienales dhe kontekstit dhe këshillit koratorial të Bienales”, tha Haliti.

Kurator i Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut është caktuar gjermani NicolausSchafhausen. Ai lidhur me përfaqësimin e Kosovës në Bienale tha se është befasuar nga puna dhe prezantimi i Flakës. Ai përmendi se hapësira e Pavijonit të Kosovës është e vendosur mes asaj të Turqisë e Kinës dhe kjo nënkupton një rëndësi të madhe./URBANmag.net

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.