ECOWEEK Prishtina 2015 (27 Shtator - 04 Tetor)

Nga: Ecoweek Prishtina - 2015-09-21

ECOWEEK Prishtina 2015 - Konferencë Ndërkombëtare & Punëtori të Dizajnit të Qëndrueshëm - Jemi të lumtur të shpallim vitin e dytë të ngjarjes EcoWEEK Prishtina 2015, e cila do të mbahet këtë vit nga 27 Shtatori deri më 04 Tetor 2015, në Modelarium – Fakulteti i Arkitekturës, Prishtinë.

ECOWEEK Prishtina është një platformë konsultative për veprim të përbashkët, e cila ndjek parimet e edukimit, pjesëmarrjes civile, bashkëpunimit dhe dizajnit të qëndrueshëm. Ajo synon të rrisi vëmendjen mbi çështjet ambjentale, duke promovuar një jetë “të gjelbër”, për të ndikuar në stilin e jetës së komunitetit. Kjo ngjarje po organizohet nga organizata joqeveritare ECOciety, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Kjo konferencë përmban ligjërata dhe diskutime mbi projektimin e qëndrueshëm dhe ka për synim të mbledhë studentë dhe profesionistë, vendorë e ndërkombëtarë, për të shkëmbyer ide dhe teknika ndërtimi ambjentale.
ECOWEEK është themeluar fillimisht në Greqi, në 2005, dhe sot ka një aktivitet të zgjeruar në më shumë se 40 vende të botës, duke përfshirë këtë vit edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky rrjet i madh ndërkombëtar me arkitektë, dizajnera dhe inxhinierë, funksionon si një rrjetë, e cila ka për qëllim të mbrojë planetin tonë nga dëmtime të mëtejshme, duke prezatuar konceptet e qëndrueshmërisë, të cilat duhet të zbatohen për mbrojtjen e ambjentit.
Këtë vit, presim me padurim ligjëratat e profesionistëve të njohur, si Jean Robert Mazaud, Margot Clerc, Elias Messinas, Nicola Delon, Katerina Mojanchevska, Artan Raça, Naser Kabashi e shumë të tjerë. Profesionistë të rinj nga Kosova dhe vende të tjera, do të punojnë bashkë në punëtoritë e ECOWEEK, për të studiuar e për të dhënë zgjidhje për disa nga sfidave arkitektonike dhe urbane të Prishtinës. Punëtoritë do të mbahen në studio, ndërsa ndërhyrjet do të bëhen në disa prej hapësirave publike të qytetit. Projektet e punëtorive do të bëhen publike në ekspozitë, e më vonë do t’i jepen Komunës së Prishtinës, me qëllimin për t’i implementuar në qytet këto projekte. Të gjithë pjesëmarrësit e punëtorive do të fitojnë kredite ECTS. Punëtoritë tona për këtë vit, janë:
P1 – Projektimi i një shtëpie ekologjike në Kosovë (Gëzim Paçarizi, Brixhita Deda, Arnisa Kryeziu)
P2 – Ndërhyrje sociale/pasive/radikale (Rozafa Basha, Valentina Tahirsylaj)
P3 – Dizajnimi i një qendre informative në Parkun e Gërmisë (Ajhan Bajmaku, Miran Mohar, Fitore Isufi­Koja)
P4 – Muralet dhe Qëndrueshmëria (Taki / Taulant Qerkini, Jetik Doli)
P5 – UP­cycling Campus: Dizajnimi dhe ndërtimi i strukturave të vogla në hapësirë publike, duke përdorur materiale të ripërdorshme (Elias Messinas, Teuta Jashari­Kajtazi, Elizabeta Poljoska)
Partnerë të ECOWEEK Prishtina 2015 janë: Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Komuna e Prishtinës, Ambasada Franceze në Kosovë, Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS), Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), Instituti Amerikan i Arkitektëve (AIA), Knauff, Roche, DETAIL Magazine, ONUP, ECOWEEK dhe Fondacioni Jeshil.
Për informacion të mëtejshëm, vizitoni: www.ecoweek-ks.org ose www.ecoweek.org

P

rodukte

L

ajmet më të lexuara

Fillon projektimi i Autostradës së Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot nënshkroi kontratën për hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren, në gjatësi 91 kilometra.

Top 10 softuerët e arkitekturës dhe inxhinierisë

Arkitektëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve të ndryshëm tashmë puna u është lehtësuar. Ky lehtësim vjen si pasojë e përdorimit të softuerëve të modelimit 3D, që mundësojnë krijimin e një përmbledhje të një ndërtese ose paraqitjen e shpejtë të ideve të reja të projektimit.

Arkitektura nuk është veç profesion, por është edhe mision

Profesori i Arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Xhelal Llonçari, ka thënë për Ndërtimi.info se arkitektura nuk është vetëm profesion – porse është edhe mision.