Prizreni restauron monumente të trashëgimisë

Nga: URBANmagnet - 2017-07-16

Projektet për intervenime emergjente në Qendrën Historike të Prizrenit kanë filluar të implementohen. Posta e vjetër e qytetit dhe shtëpia e familjes Zhuriq, janë disa nga objektet e vjetra që janë duke u restauruar, raporton KTV.

Projektet për intervenime emergjente në Qendrën Historike të Prizrenit kanë filluar të implementohen.
Posta e vjetër e qytetit dhe shtëpia e familjes Zhuriq, janë disa nga objektet e vjetra që janë duke u restauruar, raporton KTV.

Shoqëria civile e konsideron hap të vonuar por të duhur.

Nga organizata “Ec ma ndryshe”, e cila vazhdimisht ka qenë kritike për degradimin që po bëhet në këtë zonë, thonë se ka qenë koha e fundit që të bëhet diçka për Qendrën Historike.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore, e cila është duke bërë implementimin e këtyre projekteve, ka më shumë se 500 mijë euro buxhet për përfundimin e tyre, të ndara qysh nga viti i kaluar nga Ministria e Kulturës.

Drejtuesit e QRTK-së thonë se disa nga projektet tashmë kanë përfunduar.
Një nga to është edhe xhamia e Myderriz Ali Efendiut, derisa në proces është edhe projekti për restaurimin dhe rregullimin e krojeve publike.

Hoxha ka thënë se janë gjithsej 20 projekte, të cilat pret që të përfundohen brenda këtij viti.

Ndërhyrjet në këtë qendër historike, e cila mbrohet me ligj të veçantë, u përshpejtuan pas rastit të Xheneta Gashit, e cila humbi jetën pas shembjes së një muri të një shtëpie në këtë zonë, vitin e kaluar.

L

ajmet më të lexuara

Sa më parë të nisë ndërtimi i xhamisë qendrore në Prishtinë

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, është shprehur kundër nismës së një grupi të njerëzve, të cilët duke kundërshtuar ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë në lagjen “Dardania”, me arsyetime, siç thuhet, të kota, po tentojnë të prishin paqen dhe harmoninë midis feve në Kosovë.

Festivali i Arkitektures ne Kosove 2017

Festivali i Arkitektures ne Kosove kete vit to filloj me daten 3 korrik dhe do zgjas per 3 muaj me aktivitete ne qytetet kresore te vendit. Gjithsej do organizohen 6 puntori te udhehiqura nga Future Architecture fellows si dhe nga Simon Battisti, kuratori i paviljonit te Shqiperise ne edicionin e fundit te Biennales se Venedikut. 3 puntori do organizohen ne Prishtine, 2 ne Gjakove, kurse puntoria dokumentuese e udhehequr nga DoCoMoMo_Kosova dhe DoCoMoMo_International do organizohet ne disa q

Stop Krimit Arkitektonik

Të jesh aty ku ndodh vetë ngjarja, e ti mbyllësh sytë, ta kesh armën në dorë, por jo dhe dijën që ta përdorësh atë, të fshehësh kokëulur, prapa xhamave të fortesës të cilen ti më shumë se cdo kush tjetër duhet ta mbrosh.